Kryeministri Sali Berisha ka nderuar gardistin që mori në mbrojtje flamurin që u përdor si një objekt sulmi nga manifestuesit gjatë demonstratës së opozitës.
Gjatë një ceremonie në selinë e kryeministrisë, Berisha ka deklaruar se vetëm një bandit mund ta përdorte flamurin kombëtar si një leckë.
“Një horr, një rrugac, një bandit që flamurin kombëtar e kishte për leckë ia vërviti tek këmbët. Gardisti që ishte aty mori flamurin. Flamuri i kombit nuk mund të ishte për asnjë shqiptar një leckë që të flakej në rrugë”, ka pohuar Berisha.
Ndërsa gardisti Amarildo Izeiri, i cili ia ka dhuruar flamurin kryeministrit, është shprehur se do ta mbrojë gjithmonë simbolin kombëtar të vendit.
“Këtë flamur e kam për nder që ta mbroj. E kam mbrojtur edhe në irak. Duke parë këtë flamur marr kurajë për të qendruar sa më shumë përballë turmave”, ka thënë gardisti.