Tuesday, July 16, 2013

10 KENGETARET SHQIPTARE ME SEKSI 2013








Dhe momenti yne me i preferuar i vitit ka mberritur.Si cdo vit,ja ku po ju sjellim listen e dhjete Kengetareve me Seksi ne Shqipe sipas vezhgimeve te Albaniac.Pas dhenies se ketij "cmimi" per shtate vjet rradhas (Adelina Ismailit (2 here),Zanfina Ismailit,Bleona Qeretit,Elvana Gates,Tunes dhe Dafina Zeqirit) kete here kemi shpallur fituese Genta Ismajlin!
Kete vit lista jone e Kengetareve me Seksi ne Shqipe 2012 sipas Albaniac, perbehet nga kengetare te cilat perfasojne me se miri bukurine tipike shqiptare,me tipare te errta,forma te plota trupore,karakter te forte,femra te pavarura dhe te suksesshme ok ok ok dhe shume shume seksi!



 Genta Ismajli

Ndoshta pak i vonuar,por mese i merituar ndaj dhe kete vit Genta Ismajli eshte Kengetarja Me Seksi Ne Shqipe 2012 sipas Albaniac! Qe prej debutimit te saj ne skenen muzikore rreth nje dekade me pare,zor se mund te mos i shtosh seksi cdo prezantimi skenik te Gentes e cila kudo qe shkon eshte qendra e vemendjes. Me "Ole Ole" kengetarja na tregoi dhe njehere se perse rame ne dashuri me te qe prej fillimit...ai trup,ajo buzeqeshje,ato forma...hmmm per cfare po flisnim?





 


Rita Ora

Rita Ora kete vit eshte shnderruar ne endrren e gjithe shqiptareve. E bukur,seksi,cool...e kush nuk do donte te shoqerohej me te?! Vec kujdes...se keta nga Anglia jo vetem te thone R.I.P por dhe ta kendojne :)







Sheila Haxhiraj

Ne X Factor te gjithe kishin zera te bukur,por askush nuk i afrohej bukurise se Sheiles e cila beri per vete publikun dhe arriti te kthehej ne shtepi fitimtare.






 Vildane Zeneli

Vildane eshte me teper e njohur si modele,por pas nje kontrate te nenshkruar me Interscope e bashkepunimit me disa kompozitoreve te njohur perfshire dhe Will.I.Am ...ne jemi te sigurt qe ajo do jete e suksesshme dhe ne muzike.Pavarsisht se ende nuk ka publikuar nje kenge ne nuk na durohej dot dhe e vendosem ne liste (te njejten gje beme vjet dhe me Rita Oren e shiko suksesin qe pati!)  Ps. Menduam ti paraprime o vella se neser dalin te gjithe qe kishin shkruar per te e qe e kane mbeshtetur qe prej fillimit kuptoni juve...e kshu.











 Nora Istrefi 

Nora nuk ka nevoj per fjale,flasin vete fotot e videoklipet e saj. Cfaredo qe te veshi gjithmone duket seksi e ne forme...duam te themi,ajo rruajti koken dhe cmendi gjithe shqiptaret.Kush tjeter mund ta bej ate?






Bebe Rexha

Jo shume e njohur ne vendlindje,Bebe Rexha ka korrur sukses ne Amerike si pjestare e grupit Black Cards e tashme vazhdon karrieren si soliste.Pamja e saj prej rrokisteje na ka vjedhur nje pjese te zemres e nuk kishte si ti mungonte kesaj liste.





 




Eli Fara

E lexuat tamam! Eli Fara gjendet ne listen tone dhe e meriton. Ne videoklipin "Vetem sonte", kengetarja duket se jo vetem i ka thene kohes "ik mbushu", por dhe tregoi me se miri se jo vetem dashuria por dhe te qenit seksi nuk njeh moshe!







Rezarta Shkurta 

Kur ne ju themi te huajve mos "u ngacmo" me femrat shqiptare! Nuk di pse na vjen ndermend Rezarta Shkurta. Kengetarja di te luaj mire rolin e te bukures e seksit,por shikoje ne menyre te gabuar dhe e shikon se cfare ndodh. Fotografite seksi qe ajo publikoi pak kohe me pare,i siguruan nje vend ne listen tone,vec te ishim budallenj e te gabonim.






 Aferdita Dreshaj

Miss,modele,kercimtare,kengetare...Aferdita jo vetem eshte seksi,Aferdita duket sikur e ka shpikur te qenit seksi dhe e ploteson cdo perqindje te kesaj fjale. E embel si miss,lozonjare si kercimtare,terheqse si modele dhe pak e eger si kengetare, si mund ti thoshim jo?








 Samanta Karavella

Samanta i pergjan nje luleje qe fshehet nen hijen e pemes, por qe sapo e prek pak rrezja e diellit shperthen me nje bukuri dhe seksualitet te parezistueshem.Kete e tregoi me se miri ne "All I Need" e shpresojme te vazhdoje keshtu.







Monday, June 17, 2013

Si Mashtroj Rama Me Foton Me Obamen

Letra, kongresmeni i SHBA: Hetim pagesës 80 mijë USD për foton e Ramës me Obamën



Rama gjatë takimit me Obamën në 12 tetor 2012
Zbulohet letra e Rohrabacher për prokurorin e Përgjithshëm të SHBA.



Kongresmeni amerikan, republikani Da-na Rohrabacher, i ka kërkuar prokurorit të Përgjithshëm dhe Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA të nisë hetimet për foton e Edi Ramës me Presidentin amerikan, Obama.  Gazeta ka zbuluar letrën, e cila është publikuar dhe në website-n e kongresmenit në adresën: http://rohrabacher.house.gov/press-release/rohrabacher-calls-investigation-compromise-federal-election-law-albanian-politician. Sipas kongresmenit, objekt i hetimit duhet të jetë “një komplot i mundshëm nga shtetas të huaj për të anashkaluar ligjet e financimit të fushatës amerikane”. Anëtari i Kongresit të SHBA hedh dyshime për burimin e financimit të dy biletave të blera nga një shqiptar që punon në SHBA si shofer limuzine. “Çështja përfshin blerjet e dy biletave 40000 dollarëshe nga një mbledhje fondesh në San Francisko për Presidentin Barak Obama, të mbajtur më 12 tetor 2012. Këto bileta janë blerë nga Bilal Shehu, një shofer limuzine shqiptar, dhe gruaja e tij. Megjithatë, gruaja e tij nuk mori pjesë në këtë ngjarje. Në vend të saj, bileta është përdorur nga Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste shqiptare. Në këtë rast, Rama pozoi me Presidentin Obama për një foto, të cilën ai tani është duke e përdorur me mashtrim gjatë fushatës së tij zgjedhore, për Kryeministër të Shqipërisë”, thuhet në letër. Ai hedh dyshime mbi burimet e këtij donacioni. “Është e dyshimtë nëse familja Shehu mund të ketë ofruar të paguajnë 80.000 dollarë për të marrë pjesë në një ngjarje të fushatës, apo për të fluturuar nga shtëpia e tyre në Nju Xhersej, për në Kaliforni. Nga erdhën këto para?”, shkruan Rohrabacher. Fotografia ku kreu i PS-së pozon me Presidentin amerikan, po përdoret sipas kongresmenit në fushatë elektorale, ndërsa sipas tij Rama si një shtetas i huaj nuk duhet të ishte donator i fushatës për mbledhjen e fondeve të Barak Obamës. “Shtetasve të huaj si Rama nuk u lejohet të kontribuojnë në fushatat zgjedhore amerikane dhe kontributet e pastruara të fushatës nëpërmjet dikujt tjetër janë gjithashtu krim. Këto kontribute të dyshimta mund të jenë gjithashtu pjesë e një skeme për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri, një aleat i NATO-s”, shkruan kongresmeni. Rohrabacher vijon në letrën e tij, duke thënë se me foton e Ramës me Presidentin Obama kemi të bëjmë me një mashtrim. “Nënkuptimi i një marrëdhënie me Presidentin Obama është mashtrim. Nëse është marrë një burim të hollash nga jashtë, për të kryer foton, kjo do të thotë se ligjet në SHBA janë shkelur. Nëse fotografia rezulton se është duke u përdorur për të sugjeruar një marrëdhënie të vazhdueshme, po bëhet një mashtrim mbi popullin e Shqipërisë”, shkruan Rohrabacher.
Kongresmeni Rohrabacher është kryetar i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit për Europën, Euroazinë dhe kërcënimet e reja.

Saturday, May 25, 2013

Sherr në tualet, Rikja godet Ilirin


 Pasi Vëllai i Madh u komunikoi banorëve që prova e javës nuk u kalua për shkak se 2 nga grupet e çifteve lëvizën ndërkohë që duhet të qëndronin statik, Iliri nis të ngacmojë Riken sepse ajo lëvizi gjatë gjithë provës.

Burimi:

Top Channel

Iliri nis ta gjuaj Riken me bojën e mbetur nga tullumbacet dhe por kjo gjë i shkakton bezdi Rikes dhe i kërkon që të pushojë. Banorët e kritikojnë Riken që nuk duhet të lëvizte sepse penalizoheshin të gjithë nga një gjë e tillë dhe kjo ndikon në buxhetin e javës.

Pasi lënë fushën e lojrave, banorët shkojnë të gjithë në tualet për të bërë dush dhe Iliri edhe aty nis ta ngacmojë Riken me fjalë në lidhje me provën e javës. Rikja i kërkon që mos ta vazhdojë më gjatë këtë diskutim sepse po e tepron shumë. Teksa Iliri përdor një fjalor të papërshtatshëm me Riken, ajo acarohet dhe nis ta godasë Ilirin me shishet e shampos që ndodheshin ne tualet. Rikja shumë e acaruar i kërkon Ilirit që mos të përdori atë fjalor me të sepse e ka ekzagjeruar dhe e ka duruar shumë. Anaidi futet mes saj dhe Ilirit për të ndaluar sherrin mes tyre dhe për të qetësuar Riken por kjo gjë vazhdon për disa minuta. Rikja teksa i kundërvihet ashpër Ilirit, i thotë që nuk do të flasë me të dhe nuk e kupton se përse e ngacmon ai. Të gjithë banorët mblidhen në tualet për të shuar konfliktin mes tyre. Iliri teksa del nga dushi i thotë Rikes se ishte një gjë nga e cila vareshin të gjithë. Rikja i kthehet sërish e nervozuar që të qëndrojë larg saj sepse nuk është niveli i duhur për të. Elona i thotë Rikes të qetësohet sepse Iliri atë kërkon prej saj dhe mos ta vrasë mendjen sepse nuk ishte vetëm ajo që lëvizi, por ishin dy grupe sipas komunikimit të Vëllait të Madh. Pasi situata qetësohet Anaidi nis të bëj shaka me Riken duke komentuar qëndrimin e Ilirit gjatë sherrit me Riken.