Monday, June 17, 2013

Si Mashtroj Rama Me Foton Me Obamen

Letra, kongresmeni i SHBA: Hetim pagesës 80 mijë USD për foton e Ramës me Obamën



Rama gjatë takimit me Obamën në 12 tetor 2012
Zbulohet letra e Rohrabacher për prokurorin e Përgjithshëm të SHBA.



Kongresmeni amerikan, republikani Da-na Rohrabacher, i ka kërkuar prokurorit të Përgjithshëm dhe Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA të nisë hetimet për foton e Edi Ramës me Presidentin amerikan, Obama.  Gazeta ka zbuluar letrën, e cila është publikuar dhe në website-n e kongresmenit në adresën: http://rohrabacher.house.gov/press-release/rohrabacher-calls-investigation-compromise-federal-election-law-albanian-politician. Sipas kongresmenit, objekt i hetimit duhet të jetë “një komplot i mundshëm nga shtetas të huaj për të anashkaluar ligjet e financimit të fushatës amerikane”. Anëtari i Kongresit të SHBA hedh dyshime për burimin e financimit të dy biletave të blera nga një shqiptar që punon në SHBA si shofer limuzine. “Çështja përfshin blerjet e dy biletave 40000 dollarëshe nga një mbledhje fondesh në San Francisko për Presidentin Barak Obama, të mbajtur më 12 tetor 2012. Këto bileta janë blerë nga Bilal Shehu, një shofer limuzine shqiptar, dhe gruaja e tij. Megjithatë, gruaja e tij nuk mori pjesë në këtë ngjarje. Në vend të saj, bileta është përdorur nga Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste shqiptare. Në këtë rast, Rama pozoi me Presidentin Obama për një foto, të cilën ai tani është duke e përdorur me mashtrim gjatë fushatës së tij zgjedhore, për Kryeministër të Shqipërisë”, thuhet në letër. Ai hedh dyshime mbi burimet e këtij donacioni. “Është e dyshimtë nëse familja Shehu mund të ketë ofruar të paguajnë 80.000 dollarë për të marrë pjesë në një ngjarje të fushatës, apo për të fluturuar nga shtëpia e tyre në Nju Xhersej, për në Kaliforni. Nga erdhën këto para?”, shkruan Rohrabacher. Fotografia ku kreu i PS-së pozon me Presidentin amerikan, po përdoret sipas kongresmenit në fushatë elektorale, ndërsa sipas tij Rama si një shtetas i huaj nuk duhet të ishte donator i fushatës për mbledhjen e fondeve të Barak Obamës. “Shtetasve të huaj si Rama nuk u lejohet të kontribuojnë në fushatat zgjedhore amerikane dhe kontributet e pastruara të fushatës nëpërmjet dikujt tjetër janë gjithashtu krim. Këto kontribute të dyshimta mund të jenë gjithashtu pjesë e një skeme për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri, një aleat i NATO-s”, shkruan kongresmeni. Rohrabacher vijon në letrën e tij, duke thënë se me foton e Ramës me Presidentin Obama kemi të bëjmë me një mashtrim. “Nënkuptimi i një marrëdhënie me Presidentin Obama është mashtrim. Nëse është marrë një burim të hollash nga jashtë, për të kryer foton, kjo do të thotë se ligjet në SHBA janë shkelur. Nëse fotografia rezulton se është duke u përdorur për të sugjeruar një marrëdhënie të vazhdueshme, po bëhet një mashtrim mbi popullin e Shqipërisë”, shkruan Rohrabacher.
Kongresmeni Rohrabacher është kryetar i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit për Europën, Euroazinë dhe kërcënimet e reja.

3 comments:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje në kontaktin e saj ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete
  2. Kjo dëshmi ia vlen t'i ndahet botës. Unë jam këtu për t'i treguar botës veprat e mira të Dr ALAGHODARO. Emri im është Olivia Bolton jam nga MB. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për një grua tjetër më të vjetër. Nuk ishte aq e lehtë për mua.. Unë e dua burrin tim aq shumë dhe nuk e humba shpresën dhe vazhdova të lutem dhe Zoti më në fund iu përgjigj lutjeve të mia...kërkova në internet për një magjistar që të më ndihmonte të bashkoja mua dhe të dashurin tim. përgjithmonë dhe pashë kaq shumë dëshmi se si DR ALAGHODARO ka ndihmuar kaq shumë njerëz në internet dhe vendosa ta provoja… E kontaktova dhe i shpjegova. Ai më tha të mos shqetësohem se do ta kthejë njeriun tim brenda 24 orëve. Ai u konsultua me fuqitë e tij dhe më siguroi që të mos shqetësohesha. Ai bëri punën e tij dhe bëri magji dhe për habinë time më të madhe, burri im u kthye në të njëjtën ditë duke u lutur dhe duke qarë, ashtu siç tha Dr ALAGHODARO. Ai më lutej për falje dhe më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye. Jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Kontaktoni Dr ALAGHODARO tani dhe jini të lumtur përgjithmonë. mos e humbni shpresen dhe fat..



    WHATSAPP DHE TELON: +1 424-571-9773

    ReplyDelete
  3. Jam shumë e lumtur këtë ditë sepse sapo më ndodhi një mrekulli, nuk prisja të isha më me të dashurin tim, por falë DR ELLEN, një magjistare e fuqishme që e bëri të mundur. Po kërkoja në internet më 29 dhjetor 2021 për të parë se si mund ta riktheja jetën time të dashurisë dhe hasa në shumë dëshmi për DR ELLEN. I afrohem asaj dhe jam mirënjohës për ndihmën e saj tani i dashuri im është kthyer me mua. Faleminderit DR ELLEN Unë do të vazhdoj të dëshmoj për ju. ju mund t'i besoni DR ELLEN për të zgjidhur problemet tuaja %100 me ndershmëri kontakt email :ellenspellcaster@gmail.com

    Whatsapp: +2349074881619

    ReplyDelete