Sunday, November 24, 2013

“Kënga Magjike” para finales, 10 këngët më të klikuara


Konkurrenca këtë vit mes këngëtareve femra BIG
Tashmë prezantimi i këngëve pjesëmarrëse në edicionin e 15-të të festivalit “Kënga Magjike” i është afruar fundit, një javë para netëve finale që priten të organizohen në datat 27, 28, 29 në “Pallatin e Kongreseve” në Tiranë. Gjatë programit “E Diela Shqiptare” janë prezantuar këngët në 10 javë, ndërsa me konkurruesit e fundit do të njihemi nesër në “Tv Klan”. Kjo garë duket se rezervon surpriza, pasi parashikohet të jetë e fortë midis 45 këngëtarëve që do të kalojnë në gjysmëfinale e që do të votojnë edhe këtë vit për njëri-tjetrin. Natyrisht që si gjithnjë artistëve do t’u duhet të votojnë hapur miqtë apo kundërshtarët e tyre, votim që duhet ta mendojnë mirë për të mos krijuar hatërmbetje më pas. Por sigurisht që ky është ndër momentet më të nxehta të garës, që në fund të fundit do të zgjedhë vetëm një fitues. Nga ky votim do të dalin 20 këngët finaliste në natën e fundit. Ndërkohë që në “Pallatin e Kongreseve” vazhdon puna intensive për ndërtimin e skenografisë gjigante të Gaetano Castelli-t, po sjellim një renditje të këngëve më të klikuara në youtube. Duke marrë parasysh faktorin kohë të këngëve të prezantuara nga java e parë deri te java e dhjetë, më poshtë sjellim një mesatare të klasifikimit të këngëve më të pëlqyera deri tani nga publiku. Duket se gara këtë vit bëhet mes këngëtareve BIG, të cilat këtë herë konkurrojnë ndaj mikeshave të tyre të ngushta në jetë, siç janë: Rovena Dilo e Jonida Maliqi, Rozana Radi e Era Rusi, apo Manjola Nallbani, Besa Kokëdhima, Mihrije Braha, Mariza Ikonomi, Ronela Hajati, Jehona Sopi, Olta Boka, Xhejsi Jorgaqi, Sheila Haxhiraj, Blerina Braka. Nga ana tjetër, gara sipas klikimeve mes këngëtarëve meshkuj duket më e butë, mes të cilëve përmendim: Bojken Lako, Stefi&Endri Prifti, Gjergj Leka, Dren Abazi, Devis Xherahu, Mark Marku, grupi “Lynx”, Erik Lloshi, Gjergj Kaçinari etj. Në këtë edicion të 15-të të “Kënga Magjike” shumë prej këngëtarëve të njohur erdhën ndryshe me perfomancat e tyre në këtë garë. Se si do e votojnë ata njëri-tjetrin kjo mbetet për t’u zbuluar, ndaj paraprakisht le të shohim shijet e publikut me klikimet në youtube dhe si do të mund t’i votonte ai:





Lista e këngëve më të klikuara
1. XHEJSI JORGAQI
& ÇARTANI me
“Vetëm kujtohu”
Muzika: Ermir Buçpapaj
Tekst: Judovnik Boshnjaku

2.RONELA HAJATI
“Mos ma lsho”
Muzika: Elgit Doda
Tekst: Ronela Hajati

3. SHEILA HAXHIRAJ
 ”Të ndiej”
Muzika & teksti:
Sheila Haxhiraj

4. JONIDA MALIQI “Ti”
Muzika: Kledi Bahiti
Teksi: Olti Curri

5. MIHRIJE BRAHA
“Hajde nesër”
Muzika: Armend Rexhepagiq
Teksti: Aida Baraku

6. BESA “Tatuazh në zemër”
Muzika: Darko Dimitrov
Teksti: Alban Skënderaj

7. ROVENA DILO “Ne do puthemi”
Muzika: Armend Rexhepagiq
Teksti: Aida Baraku

8. ROZANA RADI “Bekim”
Muzika: Adi Hila
Teksti: Adi Hila

9. JEHONA SOPI
“Të shkuara”

Muzika: Armend Rexhepagiq
Teksti: Aida Baraku

10. MANJOLA NALLBANI “Vetëm unë”
Muzika: Florjan Mumajesi
Teksti: Florjan Mumajesi

Të tjera këngë të klikuara dhe emrat BIG me më pak klikime
Diferencën me më shumë klikime e ka bërë dhe Adelina Thaqi me “Po u mërzite”, Rudina Delia ft Kitio me “Temperaturë”, Era Rusi & GBMC me këngën “Gjuju”, Olta Boka “E fundit Tango”, Eltina & Ardit ft Tiri me “Mos shko”, Semi Japupaj me “Vetëm”,  “Natyral girls” me “Just wanna have fun”, Xhesika Polo me “Dashuri që vret”,  Elia me ”Ëndrra jonë”, Blerina Braka me “Fryma ime”. Më pak të klikuarat rezultojnë të jenë Mariza Ikonomi me “Destinacion” dhe Xhoi me “Ndiej”

2 comments:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje në kontaktin e saj ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete
  2. Jam shumë e lumtur këtë ditë sepse sapo më ndodhi një mrekulli, nuk prisja të isha më me të dashurin tim, por falë DR ELLEN, një magjistare e fuqishme që e bëri të mundur. Po kërkoja në internet më 29 dhjetor 2021 për të parë se si mund ta riktheja jetën time të dashurisë dhe hasa në shumë dëshmi për DR ELLEN. I afrohem asaj dhe jam mirënjohës për ndihmën e saj tani i dashuri im është kthyer me mua. Faleminderit DR ELLEN Unë do të vazhdoj të dëshmoj për ju. ju mund t'i besoni DR ELLEN për të zgjidhur problemet tuaja %100 me ndershmëri kontakt email :ellenspellcaster@gmail.com

    Whatsapp: +2349074881619

    ReplyDelete