Monday, March 14, 2011

Ismail Zeli, talenti që besohet se do të kushtojë 100 milionë sterlina



17-vjeçari shqiptar i Volverhempton cilësohet si “djaloshi i mrekullive”
Një talent shqiptar po çmend Anglinë. Bëhet fjalë për Ismail Zelin, i cili aktivizohet me ekipin rezervë të Volverhemptonit, klubi që militon në Premier League. Ai është 17 vjeç dhe në mesin e dhjetorit 2010 firmosi kontratën e parë si profesionist, e cila do ta mbajë të lidhur me “ujqërit” deri në vitin 2013. Vetëm 18 muaj më parë, specialistët e futbollit britanik ishin shprehur të bindur se djaloshi i lindur në Shishtavec të Kukësit do të bëhet futbollisti i parë në botë që do të kushtojë 100 milionë sterlina (rreth 120 milionë euro), duke vendosur një primar në transferimet e lojtarëve. Në atë periudhë, kur ishte vetëm 15-vjeçar, mesfushori i krahut të djathtë stërvitej në Akademinë e Volvers, ku njihej ndryshe si “djaloshi i mrekullive” dhe kishte tërhequr vëmendjen e Çelsit dhe Mançester Sitit. Dy klubet gjigante ishin të gatshme të paguanin 2.5 milionë sterlina për ta blerë Zelin: nëse operacioni do të ishte kryer, do të bëhej fjalë transferimin rekord për sportistë kaq të rinj në moshë. Familja Zeli emigroi në Angli kur Ismaili ishte vetëm 2 vjeç, ndërsa 7 vjet më parë kualiteti i tij u evidentua nga një zbulues talentesh i klubit të Volverhemptonit kur po luante në shkollë. Edhe pse ishte në moshë fare të vogël, ai spikaste mbi të tjerët, ndërsa kur ishte 14 vjeç shkëlqeu në turneun veror “Milk cup”, ku u vlerësua me çmimin “Lojtari më i Mirë”. Në Angli janë të bindur se në harkun e 5 vjetëve Zeli do të jetë një prej yjeve të rinj të përfaqësueses së “Tre Luanëve”, por kjo vetëm nëse më para ai nuk do të zgjedhë të luajë për Shqipërinë. Aktivizimi i Ismail Zelit me Kombëtaren angleze U-17 pritet të mos jetë problem, duke qenë se talenti zotëronte pasaportë shqiptare përpara se të zbriste në fushë me përfaqësuesen ishullore. Tani topi është në anën e FSHF-së, që duhet të bindë yllin e ardhshëm të futbollit anglez të vishet kuqezi.

2 comments:

  1. Të dashur miq, emri im është Xhesika nga Shtetet e Bashkuara, pata një problem me të dashurin tim 2 vjet më parë, gjë që çoi në ndarjen tonë. kur ai u nda me mua, nuk isha përsëri vetvetja, u ndjeva aq bosh brenda meje. derisa një miku im më tha për një magjistar që e ndihmoi edhe në të njëjtin problem. i dërgova një email Dr ALAGHODARO-s drejtshkrimit dhe i tregova problemin tim dhe bëra atë që ai më kërkoi, për ta shkurtuar historinë e gjatë. përpara se të dija se çfarë po ndodhte, i dashuri im më telefonoi dhe më tha se do të kthehej tek unë për vetëm 2 ditë dhe ishte shumë i lumtur që e kishte përsëri tek unë. ne kemi dy fëmijë bashkë dhe jemi të lumtur me veten tonë. faleminderit Dr ALAGHODARO për shpëtimin e marrëdhënies sime dhe për shpëtimin e të tjerëve gjithashtu. vazhdoni punën tuaj të mirë magjistari i shkëlqyeshëm EMAIL: alaghodaroh@gmail.com ose në whatsapp; +1 424-571-9773

    ReplyDelete
  2. Kjo dëshmi ia vlen t'i ndahet botës. Unë jam këtu për t'i treguar botës veprat e mira të Dr ALAGHODARO. Emri im është Olivia Bolton jam nga MB. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për një grua tjetër më të vjetër. Nuk ishte aq e lehtë për mua.. Unë e dua burrin tim aq shumë dhe nuk e humba shpresën dhe vazhdova të lutem dhe Zoti më në fund iu përgjigj lutjeve të mia...kërkova në internet për një magjistar që të më ndihmonte të bashkoja mua dhe të dashurin tim. përgjithmonë dhe pashë kaq shumë dëshmi se si DR ALAGHODARO ka ndihmuar kaq shumë njerëz në internet dhe vendosa ta provoja… E kontaktova dhe i shpjegova. Ai më tha të mos shqetësohem se do ta kthejë njeriun tim brenda 24 orëve. Ai u konsultua me fuqitë e tij dhe më siguroi që të mos shqetësohesha. Ai bëri punën e tij dhe bëri magji dhe për habinë time më të madhe, burri im u kthye në të njëjtën ditë duke u lutur dhe duke qarë, ashtu siç tha Dr ALAGHODARO. Ai më lutej për falje dhe më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye. Jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Kontaktoni Dr ALAGHODARO tani dhe jini të lumtur përgjithmonë. mos e humbni shpresen dhe fat..



    WHATSAPP DHE TELON: +1 424-571-9773

    ReplyDelete