Saturday, March 30, 2013

Fotot 'skandaloze' të Ilirit!

Fotot Ai, që në fillim u prezantua si një djalë pa komplekse, i lirë, siç ka dhe emrin. Për këtë arsye u bë shpejt personazh, dhe shpesh situatat në shtëpinë e famshme kanë për protagonist Ilirin. E tillë paraqitet edhe jeta e tij para hyrjes në “Big Brother”, trasgresive, me drogë, alkool, me femra, por dhe me meshkuj. Ne zbuluam disa foto skandaloze në profilin e tij të “myspace”, ku ai shfaqet i veshur me rroba femrash, i zhveshur, duke bërë veprime provokuese me femra dhe me meshkuj. Në disa foto të tjera, Iliri duket i dehur teksa bën veprime të pakontrolluara në rrugë. Ai ka folur në fakt për udhëtimet e tij, gjatë bisedave me banorët e tjerë, dhe deri diku ka treguar për daljet e vona. Mirëpo fotot që ne zbuluam paraqesin, një anë të fshehtë të djalit inteligjent, me memorie të jashtëzakonshme, që di 1000 tekste këngësh përmendë

Skenat e nxehta të Elenës në Big Brother, e motra: Po e tepron, ka të dashur jashtë



Motra e Elenës: “Jemi mërzitur me Elenën, po e tepron me Viganin”, i dashuri nuk pranon të flasë.
Ngjarja më e nxehtë e këtyre ditëve në BB, është afrimi dhe mbase lidhja e re që po krijohet mes Elenës dhe Viganit. Ditët e fundit, ata jo vetëm që janë afruar me njëri-tjetrin, por po sillen si një çift i mirëfilltë. Netëve flenë bashkë duke u përkëdhelur, por sapo fillon situata të “nxehet”, produksioni largon kamerat nga krevati i tyre, duke na lënë të hamendësojmë se mes tyre netëve mund të ketë shumë më tepër sesa puthje dhe përkëdhelje. Elena dhe Vigani janë të dy modelë dhe më të rinjtë e “Big Brother 6”, dhe ndoshta ky fakt i bëri të afrohen më shumë ndaj njëri-tjetrit për të qenë dhe aleatë në lojë. Fillimisht sjelljet dhe afrimiteti mes tyre u komentua si një pikëpyetje nëse ata janë çifti numër 2 në shtëpinë e “Big Brother 6”, pas çiftit Anaid dhe Joana, apo nëse ata thjesht po luajnë. Ndërkohë që përkëdheljeve të fundit u është shtuar më shumë afrimitet se kaq, duke u puthur dhe fjetur bashkë.

I dashuri jashtë shtëpisë
Por çfarë ndodh me jetën sentimantele të Elenës jashtë shtëpisë tashmë?! Elena hyri në këtë lojë duke e deklaruar vetë se kishte një lidhje më shumë se njëvjeçare me fotografin Endrit Mërtiri. Dhe po ashtu, gjatë afrimit të Viganit ajo u ka shprehur banorëve të tjerë dilemat në këtë afrimitet, se mos ndoshta po gabonte kështu. Në lidhje me afrimitetin e krijuar dhe shprehjen hapur të Viganit se është i marrosur pas saj, kemi tentuar të marrim një prononcim nga Endriti, por ai ka vendosur të heshtë në lidhje me këtë çështje.
Reagimi i familjarëve të Elenës
Ndërkohë që ka pranuar të flasë dhe të japë gjykimin e saj motra më e madhe e Elenës, Alda Lika, e cila ka shprehur edhe qëndrimin e prindërve, të cilët nuk janë dakord me këtë afrimitet të Elenës me Viganin, modelin nga Kosova”. Nuk mendoj se ka ndjenjë mes Elenës dhe Viganit, pasi Elena ka një të dashur jashtë që e vlerëson. Mendoj që ajo ka gjetur një lodër si Vigani dhe po përpiqet të kalojë kohën aty brenda”, ka pohuar Alda. Më tej, ajo ka sqaruar se sipas mendimit të saj, edhe për Viganin është e njëjta gjë, dhe çfarëdo që të ndodhë mes tyre, gjithçka që ka nisur aty do të mbetet brenda shtëpisë, sepse e njoh mirë motrën time edhe në këtë rast jam e sigurt se nuk bëhet fjalë aspak për ndjenjë. “Mendoj”, tha ajo “që ata të dy janë moshatarë, kuptohen dhe për këtë po bëjnë një lojë dhe e dinë mirë këtë”. Ndërkaq pyetjes se si po ndihet ajo dhe familja në lidhje me afrimitetin e krijuar në ekran, ajo përgjigjet: “Sigurisht që jemi mërzitur për faktin se Elena e ka kaluar cakun në disa raste, si tani me Viganin ashtu me Marselinin, po prapë i qëndroj thjesht strikt këndvështrimit tim që ajo po luan me Viganin”.

Wednesday, March 27, 2013

Anaidi: Joana qan kot ndonjëherë, nuk e shoh si të dashurën perfekte

TIRANË- Intimiteti i krijuar në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri, mes Anaidit dhe Joanës, mund të mos jetë aq i zjarrtë dhe jashtë, pasi Anaidi nuk e shikon Joanën si të dashurën perfekte. Këtë fakt Anaidi ia ka pohuar Marselinos. Duket se dënimi që i ka dhënë dy banorëve “Vëllai i madh”, ka bërë që ata të bëjnë biseda të gjatë duke komentuar dhe lidhen e tyre me banorët e tjerë.

Marselini i ka rrëfyer për ditët kur Joana e Anaidi nuk flisnin me njëri-tjetrin, duke i thënë se ajo madje ka dashur të dalë nga shtëpia nëse nuk do të ishin më bashkë.

Anaidi si përgjigjie i tha se “Joana i përjeton më shumë sesa duhet gjërat”.

“E shikoj edhe me banorët, ia fut kot fare ndonjëherë. Kur e këshilloj unë, kthjellohet”, shtoi Anaidi teksa thotë se nuk i pëlqen aspak as fakti që ajo qan shpesh dhe pa arsye.

“Nuk e shikoj dot femrën duke qarë”, thotë Anaidi. Ndërkohë që Marselini e pyet nëse ai e shikon Joanën si të dashurën e tij perfekte, Anaidi përgjigjet: “Nuk dua ta shikoj ashtu. Nuk dua t’i komplikoj gjërat”.

Megjithatë, Anaidi e veçon Joanën nga femrat e tjera, duke thënë se ajo është ndryshe, dhe kjo gjë e ka bërë që të afrohet më tepër me të.

Saturday, March 23, 2013

3 minuta seks brenda në shtëpinë e “BB6”


TIRANE- Më në fund lulëzoi dashuria në shtëpinë e “Big Brother”. Ose të paktën kështu është dukur gjatë njërës prej netëve në dhomën e gjumit... Teksa të tjerët flinin, Anaidi dhe Joana kanë vendosur të ndajnë bashkë shtratin dhe jo vetëm. Ata kanë kaluar momente të nxehta nën jorgan dhe më në fund kanë shfaqur atë që ndiejnë për njëri-tjetrin.

Akti seksual ka zgjatur pak, vetëm tre minuta. Që prej ditëve të para, dy të rinjtë janë afruar dhe shpesh janë veçuar nga pjesa tjetër e grupit. Marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritje brenda një kohe të shkurtër. Shpesh janë zënë e po aq shpesh janë përqafuar. Më e dhënë është dukur Joana, e cila, edhe pse në shumë raste e refuzuar nga Anaidi, sërish ka tentuar të afrohet e ta ketë pranë.

Ajo ka thënë tek banorët e tjerë se i pëlqejnë përqafimet e Anaidit dhe ka nevojë ta ketë pranë. Për këtë arsye, 26- vjeçarja nga Tirana vendosi që t’i japë fund marrëdhënies shumë-vjeçare me të dashurin që jeton në Greqi. Me shumë gjasa, skena e seksit do të transmetohet sonte gjatë spektaklit... Të presim e të shohim.

Sunday, March 17, 2013

Qetsori për “BB6”: Si i shoh banorët, biseksualja dhe fituesi sipas meje

Marselini më duket thjesht i keq, Anaidi e ha bukën kot aty

Nuk ka hezituar asnjëherë që të bëjë komente të hapura për lojtarët e “Big Brother”, duke u bërë dhe një skaner karaktereve që fshihen pas lojës që ata bëjnë para kamerave. Ja si i komenton Qetsori banorët e rinj të “BB6”, duke zbuluar ndonjë sekret sikur të ishte vetë në lojë…
Kush të ka bërë përshtypje deri tani nga lojtarët e “Big Brother 6”?
Deri tani më ka bërë përshtypje vajza modele Elena, e cila më duket se i ka nxjerrë shumë herët pjesët intime të trupit. Strategji e gabuar, duhet të kishte pritur dhe pak.
Beson edhe ti se zhigoloja i përfolur është Marselini?
Hmmm. Nuk e besoj për faktin se ai vjen nga Bari dhe unë, nga jeta që kam bërë vetë në atë qytet, nuk mendoj se ai ka pasur mundësinë të bëjë zhigolonë atje.
Atëherë kush mund ta fshehë atë sekret sipas teje?
Më shumë gjasa ka që zhigoloja të jetë Xhimi, 44-vjeçari i ardhur nga Greqia. Më duket si një zhigolo i dalë mode, të them të drejtën.
Po i martuari ose e martuara kush mund të jetë nga banorët?
Për Xhimin dyshoj sërish. Ai në fakt më duket në “BB6” si personazhi më enigmatik dhe që fsheh shumë të vërteta njëkohësisht. Më duket i çuditshëm.
Po për talasemiken ke ndonjë ide?
Kam menduar për një nga binjakët, të cilët mund t’i ndërronin pikërisht për këtë arsye, por tani s’kam ndonjë ide edhe për faktin se s’më krijon gjendje të mirë të flas për dikë që ka probleme me shëndetin.
Ndërkohë, Anaidi ishte personi që zbuloi sekretin e parë, të duket edhe ty i zgjuar e me intuitë?
Jo. Anaidi për mua ha bukën e “Big”-ut kot.
Zakonisht në këtë format dominon një person si më negativi. Kush e bën rolin e të keqit në këtë lojë?
Marselini mendoj shfaqet si tip negativ.
Ndërkaq publiku ka aluduar se një nga vajzat mund të jetë bisekuale. Ty cila të duket e tillë?
Elena më duket biseksuale, se pasi iu afrua ndonjë djali aty, përpiqet ta fshehë këtë prirje. Kam përshtypjen se ajo nuk e ka problem të krijojë intimitet edhe me femra, edhe me meshkuj.
Atëherë cilin sheh si fitues të “BB6”?
Mendoj Elona, vajza që ushtron sportin taekwondo.


Sunday, March 10, 2013

Nëna e Elenës: Para se të futej në “Big Brother”, i thashë të vishej

Nëna e Elenës: Para se të futej në “Big Brother”, i thashë të vishej
Nëna e Elenës: Para se të futej në “Big Brother”, i thashë të vishejTIRANE - Këtë vit, në “Big Brother”, vajza më e bukur e shtëpisë quhet Elena. Ajo është edhe më e vogla në moshë. Bionde, e gjatë, me një stil të veçantë... Elena e di që është femër e bukur dhe për këtë arsye, rri krejtësisht lirshëm në ambientet e shtëpisë që e shohin të gjithë shqiptarët. Pa komplekse, ajo është parë shpesh teksa lëviz nëpër shtëpi vetëm me të brendshme. Ky fenomen deri tani i pazakontë në Shqipëri, po komentohet kudo dhe 18-vjeçarja ka filluar të shihet me sy jo të mirë, sidomos nga femrat. Por ajo ka një grua, që edhe pse nuk e aprovon deri në fund këtë sjellje, është gati ta mbrojë nga të gjitha e nga të gjithë. “Edhe i thashë merr pizhama me vete”. Nëna e Elenës na flet me dashuri për të bijën dhe tregon se do ta mbështesë, çfarëdo që ajo të bëjë...
Po e ndiqni Elenën?
Sigurisht që po e ndjekim. Unë pothuajse gjithë ditën jam në punë, por kur kthehem dhe gjatë darkës e shoh. Domethënë, sapo kam pak kohë në dispozicion, ulem të shoh vajzën.
Bashkëshorti juaj, e sheh? Po, po, të dy bashkë e ndjekim.
Si po ju duket?
Në përgjithësi mirë, por ende nuk po sillet ashtu siç është në jetën e përditshme. Elena është natyrë më e hedhur, më e shkathët, më e komunikueshme. E keqja e saj është se nuk miqësohet dot aq shpejt me njerëzit apo me grupin. Mirëpo këto ditët e fundit duket se po afrohet bashkë më shumë me të gjithë, edhe pse e ka pak të vështirë miqësinë e menjëhershme. Ka të bëjë edhe diferenca e madhe e moshës që ka me të tjerët.
Ajo është shoqëruar që në fillim me Marselinon... Ju pëlqen kjo gjë?
Nuk më pëlqeu fakti që u ngjit aq shumë me të kaq shpejt, por siç duket është ndjerë vetëm në fillim dhe ka kërkuar një farë mbështetjeje. Ju duket i sinqertë Marselino karshi Elenës?
Nuk më duket se ai po e përdor, sepse Elena i ka qejf edhe vetë këto lojërat me të tjerët, dhe ndoshta për këtë arsye është afruar më shumë me Marselinon. Por me sa kam vënë re ditët e fundit, sikur është distancuar ca, pasi besoj se ka kuptuar që nuk po i vlente. Me sa po shoh, është duke bërë përpjekje që të miqësohet me të gjithë.
Kush nga banorët do shkonte më mirë me Elenën, pra që i afrohet më shumë tipit të saj?
Nga vajzat nuk mund të them ndonjë emër. Edhe ajo që është moshatare, është tip krejt i ndryshëm nga Elena. Kurse të tjerat janë gati një brez më të mëdha dhe shoh që janë të ndryshme në mendime. Megjithatë, pak a shumë ajo po përshtatet.
Ju, ishit dakord që Elena të futej në “Big Brother”?
Të them të drejtën nuk kam qenë shumë dakord, por meqë ajo kishte dëshirë, pranova.
Pse nuk ishit dakord?
Sepse e dija që njerëzit do komentonin, gazetat do shkruanin edhe gjëra të pavërteta. Ishte ajo frika që vajzës mund t’i prishet imazhi, duke qenë se ajo do edhe të futet në botën e spektaklit e të mediave.
Keni dëgjuar apo lexuar ndonjë thashethem që nuk ju ka pëlqyer dhe ju ka shqetësuar?
Deri tani nuk kemi dëgjuar gjë, përveç atyre fotove që kanë dalë në “Facebook”, ku Elena është e zhveshur.
Në fakt janë shpërndarë dhe janë komentuar shumë ato foto. Po ashtu edhe mënyra se si Elena vishet nëpër shtëpi po komentohet masivisht... Ç’mund të thoni lidhur me këtë?
Ajo ashtu vishet edhe nëpër shtëpi dhe siç duket harron që atje e shohin të gjithë. I duket sikur është në shtëpi... Dhe ky ishte një konflikt që patëm para se ajo të futej në “Big Brother”. Unë e porosita, i thashë të marrë me vete pizhamet e të vishet siç duhet. Ajo që më thoshte: “Po ti mami e di që unë nuk fle dot ashtu”, me idenë që donte të rrinte edhe atje ashtu siç rri në shtëpi, dhe unë që vazhdoja e porosisja duke i thënë se atje e shohin të gjithë njerëzit. Po edhe këto vajzat e tjera me mini fare po vishen, po ç’ti bëjmë tani (qesh).
Po bashkëshorti juaj, e ka parë?
E ka parë dhe normalisht s’i vjen mirë. Pastaj është edhe fakti që këtu në Shqipëri përflitet dhe gjykohet çdo gjë. Duke e ditur se çfarë rrobash po merrte me vete, unë nuk e kisha problem, por ja që... Tani njerëzit do komentojnë si t’iu vijë për mbarë.
Nëse do ju jepej mundësia të komunikonit me vajzën, do i bënit vërejtje?
Po, patjetër! Gjëja e parë që do t’i thoja është që të vishet siç duhet.
Edhe i dashuri i Elenës, fotografi Endrit Mërtiri ka dhënë një intervistë... Ju, ishit në dijeni të lidhjes së tyre?
Po, sigurisht! Madje ne i morëm edhe Endritit mendim për futjen e Elenës në “Big Brother”. Pasi ajo ma tha mua dëshirën e saj dhe unë nuk isha fare dakord, e diskutuam edhe me Endritin nëse ishte kjo një zgjedhje e mirë apo jo për Elenën dhe për imazhin e saj. Në fund ishte një vendim që e morëm të gjithë bashkë. Megjithëkëtë, unë prapë me gjysmë zemre pranova, por meqë ishte dëshira e madhe e vajzës, nuk thashë jo. Na e mbushi mendjen të gjithëve, se edhe Endriti vetë nuk ishte shumë dakord (qesh). Pranuam me mendimin “Shko futu atje, po mos rri shumë” (qesh).
Keni dëshirë që të dalë sa më shpejt, apo i uroni që të arrijë deri në fund e të fitojë?
Unë dua atë që do vajza. Nëse ajo dëshiron të dalë, unë sigurisht e pres krahëhapur. Nëse ajo dëshiron të vazhdojë e të luftojë, edhe unë do ta përkrah deri në fund. Një nga arsyet pse nuk desha që Elena të merrte pjesë në këtë lojë, ishte për ta mbrojtur, sepse nuk dua që ajo të dëmtohet. Një prind gjithmonë kërkon ta mbrojë fëmijën. Por nëse Elena e ndjen veten mirë, unë do ta mbështes në çdo gjë që do bëjë.

Saturday, March 9, 2013

Eliminohet Olseni Ne sondazhin tone Olseni kishte vetem 7% te votave per tu larguar.



Ne sondazhin tone Olseni kishte vetem 7% te votave per tu larguar. Por ne Big Brother ka gjithmone surpriza.
Olseni u komentua si nje djale i mire, por i qete nga analisti i Big Brother Albania. Ai tha qe nuk ishte shume aktiv dhe kjo gje mund ta kete penalizuar.
Altina qe ne fillim ka thene qe do te largohet nga shtepia per shkak te izolimit. Ne naten e 3 te shfaqes, ajo vendosi qe te largohet. Ajo u kritikua nga opinionisti si nje vajze pa karakter dhe duhej te vazhdonte lojen. Dhe ai shtoi se ne vend te saj mund te ishte dikush tjeter me aktiv dhe qe do vazhdonte lojen.
Ja se kush vizitoret tane mendonin qe do te largohej
Kush do te jete i eliminuari i pare?
  • Marselini (45%, 362 Votes)
  • Elena (23%, 180 Votes)
  • Shpendi (12%, 93 Votes)
  • Olseni (7%, 54 Votes)
  • Anaidi (5%, 43 Votes)
  • Joana (5%, 36 Votes)
  • Etleva (3%, 34 Votes)
Total Voters: 800