Tuesday, January 25, 2011

Flamuri, Berisha nderon gardistin



Kryeministri Sali Berisha ka nderuar gardistin që mori në mbrojtje flamurin që u përdor si një objekt sulmi nga manifestuesit gjatë demonstratës së opozitës. 
Gjatë një ceremonie në selinë e kryeministrisë, Berisha ka deklaruar se vetëm një bandit mund ta përdorte flamurin kombëtar si një leckë.

“Një horr, një rrugac, një bandit që flamurin kombëtar e kishte për leckë ia vërviti tek këmbët. Gardisti që ishte aty mori flamurin. Flamuri i kombit nuk mund të ishte për asnjë shqiptar një leckë që të flakej në rrugë”, ka pohuar Berisha.

Ndërsa gardisti Amarildo Izeiri, i cili ia ka dhuruar flamurin kryeministrit, është shprehur se do ta mbrojë gjithmonë simbolin kombëtar të vendit.

“Këtë flamur e kam për nder që ta mbroj. E kam mbrojtur edhe në irak. Duke parë këtë flamur marr kurajë për të qendruar sa më shumë përballë turmave”, ka thënë gardisti. 

Xhemi Shehu si nuse zakoni



Është padyshim një ndër femrat më të bukura të ekranit. Me sharmin dhe elegancën e saj, i ka dhënë më shumë jetë programit “E diell”, pavarësisht se së fundmi koleget simpatike i janë shtuar në numër. Fjala është për prezantuesen Xhemi Shehu, e cila ndonëse është nuse e ditëve të sotme, nuk lë për asnjë moment mënjanë punët e shtëpisë. Fakti që është moderne, nuk ia kushtëzon kënaqësinë që i jep pastrimi i shtëpisë. Siç shihet qartë edhe në këtë foto Xhemi është duke pastruar oborrin e shtëpizës së saj, e cila më shumë se sa një shtëpi e mirëfilltë banimi, duket si një strehëz pushimi. Me fshesën në dorë, Xhemi provon më së miri se ajo di të jetë edhe nuse zakoni. Bukuroshja e televizionit aktualisht është në muajin e katërt të shtatzënisë... Kështu që dhe për pak muaj do të vijë në jetë bebushi i saj për të cilin jemi të bindur se do të jetë shumë i bukur. Stafi “Bluetooth” i uron asaj shtatzëni të mbarë edhe këto muaj që i kanë mbetur...(Bluetooth)

Monday, January 24, 2011

Polici hero mbron flamurin shqiptar , rrezikon jeten e tij .

Vendet në të cilat duhet të bëni seks


vendet per sex 300x199 Vendet në të cilat duhet të bëni seksShumë thjeshtë, zbuloni disa vende të reja për seks, pasi që tashmë e keni bërë në dhomën e fjetjes, por edhe në të gjitha hapësirat tjera në shtëpi apo banesë? Pra, koha është për përvoja të reja seksuale të cilat do t’i gjeni më lehtë më përzgjedhjen e vendeve të reja për seks. Shumë dëshmojnë për përvojat e paharruara të cilat i kanë zbuluar në vende të pazakonshme. U sjellim disa propozime, ndërsa listën plotësojeni vet.
Shatori
Disa pjesëtare të gjinisë së bukur ndoshta nuk janë “të çmendura” për fjetje në shator, por kjo do të mund të jetë një përvojë e shkëlqyeshme. Përse? Natyra përreth jush stimulon instinkte primitive dhe ofron dozën e caktuar të sigurisë, ndërsa e gjitha kjo zhvillohet në hapësirën e vogël të shatorit. Nuk keni rrugëdalje tjetër, vetëm që të shtypeni mirë njëri me tjetrin.
Lavatriçja
Seksin në lavatriçe shumica që e kanë provuar thonë që është përvojë e paharruar. Natyrisht, lavatriçja duhet të jetë e ndezur. Pse? E përcjell ritmin e trupit tuaj dhe emocionet i sjell në kulminacion. Paksa e pazakontë, por shumë e efektshme!
Parku
Nëse keni shpirt pak më romantik në vete dhe ndizeni në adrenalinë, parku është vend i përshtatshëm dhe adekuat për ju. Seksi në park është shumë emocionues dhe i paparashikueshëm. Gjithmonë dikush mund të arrijë, por në këtë gjë fshihet edhe magjia. Nuk është për gjithkënd, vetëm për trimat.
Dhoma e fjetjes e prindërve tuaj
Sipas mendimit të shumicës, seksi në dhomën e fjetjes së prindërve ofron përvojë të cilën do ta kujtoni gjatë. Futet në sferën e “pemëve të ndaluara”, dhe dihet që këto janë më të ëmblat. Seksi në dhomën e prindërve u rikthen në fëmijëri, por tani me aktivitete për “të rritur”.
Ballkoni
Shumica betohen se seksi në ballkon është përvojë e paharruar. Ju dy të zhveshur dhe të emocionuar dhe në botën tuaj të veçantë, derisa jeta reale shumë normalisht zhvillohet rreth jush. Lidhje e përkryer e “të papajtueshmes”. Ndoshta pikërisht për këtë seksi në ballkon është aq i mirë.
Pylli i errët
Drejtohuni kah pylli kur të fillojë të bie errësira. Tinguj nga pak të tmerrshëm, aroma e pyllit dhe errësira do ta bëjnë të veten. Do të zgjoni të gjitha shqisat, ndërsa seksi do të jetë në skaj të kënaqësisë dhe frikës. Ndoshta kjo nuk është përvojë të cilën duhet ta praktikoni secilën ditë, por së paku njëherë në jetën tuaj duhet këtë vetes t’ia ofroni.

Ja çfarë deshirojne në të vërtetë femrat


femra sexy 300x187 Ja çfarë deshirojne në të vërtetë femratA mendoni që me të vërtetë i njihni femrat dhe nuk u besoni miteve të njohura përgjithësisht? A besoni që femrat i dëshirojnë meshkujt macho, rrëfimet poetike për ndjenjat tuaja apo që i urrejnë mikeshat tuaja? Qëllojani? Këto janë asgjë tjetër përveç mite. Shikoni listën e Fox News për atë se çka nuk dëshirojnë femrat në lidhjet e tyre dhe nga meshkujt e tyre, dhe çka vërtet tërheq interesimin e tyre.
Miti numër 1 -Femrat duan të flasin
Fakt i njohur botërisht është që femrat kanë dëshirë të flasin shumë. Në të vërtetë, hulumtuesit kanë zbuluar që femra gjatë ditës përdor 20 mijë fjalë, kundrejt shtatë mijë sa përdorin meshkujt. Ndoshta mendoni që kjo do të thotë që femrat do të provojnë t’ju tërheqin në seancë të gjatë të bisedimit, por e vërteta është që ato dëshirojnë vetëm të dëgjoni atë çka ato flasin. Për femrën është më e rëndësishme ta dëgjoni me kujdes, në vend se t’ia ktheni me dërdëllitje të parëndësishme derisa flet.
Prandaj mos u ankoni që nuk dëshironi të rrëfeni ditën tuaj, thjesht hapni veshët dhe dorëzojani mikrofonin e padukshëm.
Miti numër 2 – Femrat e dëshirojnë mashkullin macho
Kur gjatë daljes në mbrëmje të dashurës suaj fillon t’i vardiset një mashkull i panjohur, kjo nuk do të thotë që ajo dëshiron që ju të rriheni me të derisa t’ju ndajë sigurimi apo policia. Përkundrazi, për shkak të kësaj do të dukeni posesiv dhe i çmendur, dhe ajo do të ndihet në siklet.
E vërteta është që femrat pëlqejnë meshkujt të cilët dinë të rregullojnë prishjen dhe dinë t’ia dalin në krye me buxhetin e shtëpisë, por nuk janë të kënaqura me sjelljen madho, prandaj shmanguni nga rrjedhjet e tilla “të vëmendjes”.
Miti numri 3 – Femrat dëshirojnë t’u flisni për ndjenjat tuaja
Shumë femra kanë thënë se e dëshirojnë mashkullin i cili do t’ua zbulojë ndjenjat e veta. Kjo gjë është në rregull dhe mirë, por mos e hapni rrugën drejt ndjenjave tuaja vetëm pse femrat e dëshirojnë këtë gjë, ose nëse kjo nuk është pjesë e personalitetit tuaj.
Kur femrat thonë që dëshirojnë një mashkull të tillë, ato në të vërtetë thonë që dëshirojnë mashkullin i cili do të ndajë me to mendimet dhe qëndrimet e veta. Kjo do t’i mundësojë femrës të jetë e përfshirë në jetën e tij dhe ta njohë më mirë. Kjo nuk do të thotë që nga mashkulli pret poezi të keqe apo të qajë.
Miti numër 4 – Femrat dëshirojnë të jenë qendra e jetës suaj
E dini si duket kjo. Filloni të dilni me një vajzë dhe momentin tjetër pret që të shiheni vazhdimisht, mundohet të kontrollojë kohën tuaj të lirë dhe dëshiron të jetë personazhi kryesor në jetën tuaj.
Femra me vetëbesim nuk dëshiron të jetë qendra e jetës suaj. Femrat e tilla në të vërtetë tërheqin meshkujt të cilët kanë jetën e plotësuar, miq, hobi, pasione dhe gjëra të ngjashme. Nëse jetën tuaj e përqendroni rreth saj, ekziston mundësia që kjo gjë do ta largojë, sepse dukeni dëshpërueshëm ose sikur nuk e keni jetën tuaj. Në vend të kësaj jepjani rolin kryesor, por le të mos jetë personi i vetëm në jetën tuaj.
Miti numër 5 – Femrat dëshirojnë t’i largojnë shoqet tuaja
Miqësitë jashtë lidhjes mund të jenë turbulluese, por të dashurës suaj nuk i pengon nëse keni shoqe. Në fakt, kjo do t’i pëlqejë asaj, sepse do të thotë që ju i kuptoni femrat. Nëse shoqet tuaja ju duan, kjo nënkupton që dini si të silleni me femrat, që është gjë e rëndësishme nëse dëshironi të keni lidhje me një prej tyre.
Miti numër 6 – Femrat dëshirojnë barazi
Ndoshta e dashura juaj paraqitet si femër e fortë e pavarur, por nëse ia leni rregullimin e kazanit të ujit në banjë ose blerjen e luleve për vete, shumë shpejt do të jeni në telashe.
Nëse femra di të kujdeset për veten, kjo nuk do të thotë që duhet t’i lëni sjelljet, maniret tuaja prej xhentëlmeni. Dhe po, kjo vlen edhe për femrat që me zë të lartë dhe qartë pohojnë që janë feministe.
Ato thjesht duan ta kuptoni që disa gjëra mund t’i bëjnë edhe vetë dhe se nuk ju duhet ndihma e meshkujve. Ato duan që t’i ruani dhe ndaj tyre të silleni me kujdes, sepse ashtu do të ndihen të veçanta. Megjithatë, femrat nuk duan të kenë nevojë që t’ua thonë këtë

Grande Fratello, nis xhelozia per Erinela Bitrin. Fyerje raciste ndaj Shqiptares

Shqiptarja nga Berati po çmend shtëpinë e Grande Fratellos në Itali. Bukuroshe, inteligjente dhe shumë e vendosur, Erinela Bitri e cila ka hyrë më 10 janar në këtë reality shoë, ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shikuesve si dhe banorëve të shtëpisë së veçantë të cilët ndjehen edhe shumë të xhelozuar, sidomos femrat. Kjo ka sjellë që ajo të jetë pre e sulmeve të herë pas hershme drejtuar asaj. Guendalina Tavassi, 24 vjeçarja nga Roma, konkurrente në spektaklin e sivjetshëm në Itali, ka lëshuar fyerje raciste ndaj shqiptarëve, nisur nga pozicioni i Erinelës në shtëpi. Ajo i ka krahasuar shqiptarët me ciganët si "njerëz të këqij" ndërsa media nuk e ka lënë pa u ndjerë këtë fenomen. 

Nën titujt ''Guendalina Tavassi, fyen shqiptarët në Grande Fratello", vajza nga Roma është kthyer në epiqendër të vëmendjes. Sherret në shtëpinë e Grande Fratello-s ndodhën që në ditën e katërt të hyrjes së Erinit. Afrimi i saj me Daviden, i cili në këtë shtëpi kishte pasur dy histori më parë me Rosën dhe Olivian, shkaktoi sherrin e parë. Një prej vajzave Anxhelika, i tha Erinit që duke ditur historinë e tij me Rosën nuk duhej të hynte në mes, por vajza u mbrojt me faktin se kur hyri në shtëpi, askush veç Davidit dhe Xhulianos nuk i dha shoqëri. Sherri degradoi deri sa Erin i thoshte Anxhelikës të rrinte urtë dhe as nuk donte të njihej me të. "Ik mi e shkretë se as nuk dua të njihem me ty dhe as të flas me ty'', e bllokoi shqiptarja vajzën, ndërsa I erdhi në mbrojtje dhe Davidi me të cilin tashmë ka nisur një histori dashurie. Kjo situatë e tensionuar ka çuar në krijimin e xhelozirave të mëdha, deri sa filluan edhe fyerjet. 


Gjykata liron Gjin Ndreun




Gjykata liron Gjin Ndreun
Gjykata e Tiranës ka liruar shtetasin Gjin Ndreu, nga Shkodra, i arrestuar në demonstratën e 21 janarit, pasi dyshohej se kishte me vete pistoletë.
Gjatë seancës për masën e sigurisë, Ndreu deklaroi se nuk mbante armë, por një çadër.

Gjykata e Tiranës vendosi masën detyrim-paraqitjeje për 34 vjeçarin.

Për arrestimin e tij kishte dalë vetë drejtori i Policisë së Tiranës, Sajmir Muçaj, që njoftoi ndalimin, në një konferencë për shtyp