Thursday, May 16, 2013

Shqipëria ngjitet sonte në skenën e Eurovision-it


Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj gjate provave
 Shqipëria do të ngjitet sonte në skenën e madhe të Festivalit Europian e 14-të në rradhë.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë mundësinë të votojnë , për ti dhënë mundësinë Adrian Lulgjurajt dhe Bledar Sejkos të interpretojnë këngën e tyre “Identitet” edhe në natën finale!
Grupi shqiptar pritet të ndezë skenën e Eurovisionit me muzikë rrok, e cila është e pakët në këtë edicion të Festivalit Evropian.
Kjo eshte lista e kengeve qe do te interpretohen ne naten e dyte gjysmefinale te Festivalit Evropian.
  1. Letoni: Here We Go by PeR
  2. San Marino: Crisalide (Vola) by Valentina Monetta
  3. Mqedonia: Pred Da Se Razdeni by Esma and Lozano
  4. Azerbaxhan: Hold Me by Farid Mammadov
  5. Finlanda: Marry Me by Krista Siegfrids
  6. Malta: Tomorrow by Gianluca
  7. Bullgaria: Samo Shampioni by Elitsa & Stoyan
  8. Islanda: Ég Á Líf by Eyþór Ingi
  9. Greqia: Alcohol Is Free by Koza Mostra featuring Agathon Iakovidis
  10. Izraeli: Rak Bishvilo by Moran Mazor
  11. Armenia: Lonely Planet by Dorians
  12. Hungaria: Kedvesem by ByeAlex
  13. Norvegjia: I Feed You My Love by Margaret Berger
  14. SHQIPERIA: Identitet by Adrain Luljuraj & Bledar Sejko
  15. Gjerogjia: Waterfall by Nodi Tatishvili & Sophie Gelovani
  16. Zvicra: You And Me by Takasa
  17. Rumania: It’s My Life by Cezar

Kur është “ora e shenjtë e seksit”

Ora e dashurisë e partnerit tënd rregullohet kryesisht nga sekretimi i testosteronit dhe e arrin cakun e vet në mëngjes - shpjegon seksologu Mauricio Bossi.

Për këtë arsye ndodh se partneri të propozojë për intimitet sapo zgjohesh në mëngjes. Në realitet, në qoftë se do të përjetosh një marrëdhënie më intensive, duhet të shkosh pas kërkesës së tij.

Përveç se janë të dy partnerët të çlodhur, ai në orët e para të mëngjesit ka një shtim prej 30% të hormonit të dëshirës. Herëve të tjera mos u anko se pse ai, pas perëndimit të diellit është i vakët ose i privuar nga iniciativa: tashmë ti e di që nuk është problemi vetëm tek lodhja.

Biologu gjerman Liebe & Beziehungsblog, konfirmon se “ora e shenjtë e seksit”, është nga 8 deri në 9 të mëngjesit, kohë kur gjaku i mashkullit shpërthen nga testosteroni, por në orën 7 të mëngjesit është momenti kur përqendrimi i hormoneve në gjak është pothuajse 6 herë më i lartë se pjesën e mbetur të ditës. Kjo u mundëson partnerëve një seks më të kënaqshëm dhe një lidhje më të fortë si në intimitet, ashtu edhe në dashuri, pasi qetësia u dhuron atyre më shumë ngrohtësi. Nga ana tjetër, hormonet u dhurojnë atyre më shumë eksitim.

“Nuk e di se kur mund të ishte kohë më e mirë se kjo që ne kemi konstatuar për të bërë seks, pasi deri tani te të gjitha çiftet ka pasur një ndikim më se pozitiv”, përfundon shprehet specialisti Alessandri Di Gregorio.

Ka të ngjarë që ju nuk e dini se për mashkullin ekziston edhe një kulm stinor negativ. Për shkak të natyrës që ‘zgjohet’, pranvera është stina më delikate për erosin, kur testeteroni, në fakt arrin nivelin më të ulët të vitit.
(BalkanWeb)

25 ligjet më të çuditshme për seksin


Nga bashkëshortja e tradhtuar ka të drejtë ta vrasë bashkëshortin e deri tek ndalimi i prostitutave me emrin Maria.


Seksi nuk është një çështje e thjeshtë dhe këtë e dimë të gjithë. Por gjithsesi, disa shtete të botës tërheqin vëmendjen, qoftë me traditat e tyre të çuditshme, qoftë me ligjet e çmendura, të cilat ngjajnë më tepër surrealiste. Në mbarë botën ka ligje të çuditshme seksuale. Shumica kanë mbetur prej kohësh dhe nuk janë zhdukur. Më së shumti i gjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbetura që nga koha e puritanëve. Lexoni më poshtë 25 ligjet më të çuditshme seksuale:

1. Në Liban marrëdhëniet brutale me kafshë lejohen, mjafton që kafsha të jetë i gjinisë së kundërt.

2. Në Hong Kong, një bashkëshorte e tradhtuar ka të drejtë ta vrasë bashkëshortin tradhtar, në qoftë se e kap me presh në duar. I vetmi kufizim që i vihet është që vrasjen ta kryejë me duar dhe jo me ndihmën e ndonjë arme. Ndërsa sa i përket të dashurës, sipas ligjit edhe atë mund ta vrasë, me çdo lloj mënyre që dëshiron.

3. Në shumë vende islame marrëdhëniet seksuale me kafshë janë të ligjshme, mjaftoi që i interesuari të mos e hajë më vonë kafshën me të cilën ka bërë seks!

4. Në Guam, ndalohet që femrat të martohen në qoftë se janë të virgjëra. Shumë familje pajtojnë një “profesionist” në këtë çështje, me qëllim që t’ia largojë vajzave të tyre… “peshën” e virgjërisë.

5. Në Bahrejn gjinekologëve meshkuj u ndalohet që të shikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë organet gjenetike të femrës. Ndaj, ata të gjithë përdorin një pasqyrë, për të kryer punë.

6. Në zonën Cali të Kolumbisë është në fuqi një ligj, të cilin çdo dhëndër nuk është në gjendje ta shpjegojë. Aty, çifti i ri i sapomartuar është i detyruar ta kalojë natën e parë të martesës nën shoqërinë e vjehrrës së nuses!

7. Në Indonezi, kushdo që kapet në flagrancë ndërsa masturbohet, i pritet koka!

8. Ndërsa në Bolivi kanë miratuar një ligj shumë të komplikuar, i cili dikton në mënyrë specifike që në një treshe seksuale ndalohet të marrin pjesë nënë e bijë së bashku. Gjithsesi, lejohet që x person i interesuar të shkojë me të dyja, por jo së bashku por veç e veç.

9. Në qytetin e vogël amerikan Hastings, Nebraska, çiftet janë të detyruara që kur bëjnë seks, të mbajnë veshur këmisha nate.

10. Në Estoni është e ndaluar të luash shah ndërsa bën seks.

11. Nëse një burrë në Uruguaj e kap gruan me të dashurin, ai mund t’i vrasë të dy ose mund të zgjedhë që gruas t’i presë hundën dhe të kastrojë të dashurin e saj.

12. Kush fton për seks një grua të huaj në pub-et angleze, është fajtor për skandal kombëtar. Dënimi është nga 180 euro deri në tre muaj burg.
13. Në Florida është e ndaluar qartësisht që të bësh seks me një ferrëgjatë (lloj iriqi).

14. Në Irlandë është lejuar shitja e prezervativëve vetëm pas vitit 1978.

15. Në Arizona, SHBA, nuk lejohen më shumë se dy dildo (lodër seksi) për shtëpi.

16. Në Cleveland, SHBA, gratë nuk lejohen të veshin këpucë lustrafin dhe fund për shkak se meshkujt mund të shohin mbathjet e tyre të reflektuara në këpucë.

17. Në Siena të Italisë gratë me emrin Maria nuk lejohet të punojnë si prostituta.

18. Në Guajanën Franceze është e ndaluar që të masturbosh- mendohet se të sëmur shpirtin e mendjen.

19.  Në Alexandria, Minesota, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë, të cilit i mban frymëmarrja erë hudhrash, qepësh apo sardelesh, të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

20.  Në kontenë Logan, Kolorado, SHBA, është ende e paligjshme të puthësh një grua nëse ajo është në gjumë.

21.  Në Ames, Ioua, SHBA, është ende e paligjshme që burrat të pinë tre gllënjka birre ndërsa janë në shtrat me bashkëshortet e tyre.

22. Në Tremonton, Utah, SHBA, është ende një krim që një grua të ketë marrëdhënie seksuale me një burrë në ambulancë. Ajo mund të akuzohet për keqbërje dhe mund t’i botohet emri në gazetë

23. Në Tremonton, Utah, SHBA, është ende një krim që një grua të ketë marrëdhënie seksuale me një burrë në ambulancë. Ajo mund të akuzohet për keqbërje dhe mund t’i botohet emri në gazetë.

24. Në Oblong, Illinois, është e paligjshme të kryesh marrëdhënie seksual ndërsa jeni për peshkim apo gjueti, ditën e dasmës.

25.  Në Hastings, Nebraska, SHBA, ligji thotë se të zotët e hoteleve duhet t’i sigurojnë këmisha nate të bardha vizitorëve. Asnjë çifti nuk i lejohet të ketë marrëdhënie seksuale në hotel nëse nuk i kanë veshur këto këmisha të pastra.

Sunday, April 28, 2013

45-vjeçari: Kapa gruan duke bërë seks me fqinjin, do e fal për hir të fëmijëve

FIER - "U trondita shumë kur kapa gruan time në flagrancë duke bërë seks me fqinjin. Në atë moment, mendova që ta vras, por jam i detyruar ta fal për hatër të dy fëmijëve tanë të mitur. Do të kërkoj që ajo që kthehet në shtëpi dhe do ta ha turpin me bukë. Nuk kam se çfarë të bëj". Kështu u shpreh dje 45-vjeçari Artur Kuqi nga fshati Topojë e Fierit, i cili dymbëdhjetë ditë më parë gjeti bashkëshorten e tij 41-vjeçare, Klarën, duke bërë marrëdhënie intime në krevatin bashkëshortor me bashkëfshatarin Vilson Rina, 25 vjeç. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Kuqi pohoi se vajza e tij 5 vjeçe qan për ditë për nënën e saj. Gjithashtu dhe djali 7 vjeç kërkon të ëmën, e cila aktualisht ndodhet në banesën e prindërve të saj. "Do ta varros turpin për hir të fëmijëve", tha 45-vjeçari.
Si e zbuluat që bashkëshortja juaj iu tradhtonte? Asnjëherë nuk kam dyshuar se gruaja ime më tradhtonte. Para 12 ditësh unë u ktheva nga puna më herët se zakonisht. Pasi hyra në portën e kopshtit dhe më pas në banesë, pashë derën e dhomës së gjumit hapur. Dëgjova dhe zhurmë. Zgjata kokën të shikoja, por shtanga në vend. Bashkëshorten time e kapa mat me komshiun tonë, Vilson Rinën. M'u errën sytë, çfarë të bëja? Në të qindtat e sekondës mendova për fëmijët. Komshiu u ngrit dhe iku nga shtëpia ime, ndërsa gruaja ime nuk foli.
Mund të na thoni se si reaguat pas skenës së tradhtisë bashkëshortore? Nuk kisha çfarë të bëja. Më hipi gjaku në kokë dhe nuk e doja veten. Madje mendova që edhe mund t'i vrisja të dy, apo vetëm gruan time. Por kjo nuk do më çonte asgjëkundi. Kjo nuk ishte zgjidhja. Unë do të përfundoja në burg, do të bëhesha me hasmëri, ndërsa dy fëmijët e mi të mitur do të rriteshin rrugëve.
Çfarë bëtë pas largimit të fqinjit dhe si reaguat ndaj gruas tuaj? E përsëris, isha i tronditur dhe nuk më besohej ajo që pashë me sytë e mi. Bashkëshortes time i thashë të shkonte tek prindërit e saj. Ndërkohë që dy fëmijët, djalin 7 vjeç dhe vajzën 5 vjeçe i mora dhe i dërgova për disa ditë tek prindërit e mi, këtu në fshat. Njoftova policinë, pasi mendova se mund të kisha ndonjë shqetësim nga personi që gjeta me gruan time. Ne jemi fqinj dhe banesat i kemi ballë për ballë, vetëm rruga na ndan.
Erdhi policia pas njoftimit tuaj? Policia erdhi dhe na shoqëroi në komisariat.
Të enjten, ti dhe bashkëshortja juaj u konfrontuat para godinës së policisë. Si ndodhi ngjarja? Është e vërtetë që patëm një përplasje. Kur pashë gruan u rebelova, por ndërhyri policia dhe na ndau. Mua më shoqëruan 30 minuta dhe më pas më lanë të lirë.
Si do të veproni tani, do të divorcohen nga gruaja juaj, apo do e merrni përsëri në shtëpi? Ka kaq ditë që vajza ime qan shumë dhe kërkon të ëmën. Veç varfërisë, m'u desh të përballem dhe me këtë problem. Nuk kam se çfarë të bëj. Për hatër të fëmijëve do ta marr përsëri gruan time, në qoftë se ajo pranon. Do ta ha turpin me bukë, do ta varros turpin vetëm për hir të fëmijëve tanë. 

Një foto super erotike e Rikes publikohet në internet



Ajo është një personazh që, sa u fut në “Big Brother”, zgjoi shumë kuriozitet brenda banorëve, por edhe për publikun. Dhe, me kalimin e ditëve, u pa se Rikja nuk është vetëm e bukur, por edhe mjaft e zgjuar. Ka gjetur vendin e saj brenda në shtëpi duke zënë shoqëri me Elonën dhe Eldorën, ndërkohë që djemtë e shtëpisë pa përjashtim nuk ia kursejnë ngacmimet. Rikja ka treguar se është nga Durrësi dhe jeton në Itali, punon si parukiere dhe është imazh i një kompanie kozmetike. Nuk ka rrëfyer që ka të dashur, edhe pse ne tashmë e dimë se ajo është e lidhur me një DJ italian. Meqë ka një eksperiencë si modele, ne besuam se Rikja mund të ketë ndonjë foto sensuale dhe në fakt e gjetëm një të tillë, po aty Rikja shfaqet me shumë se sensuale. Ajo shfaqet në krevat sipër një mashkulli, e veshur me fustan të zi. Nuk e dimë se kur mund ta ketë bërë atë foto apo kush mund t’ia ketë nxjerrë, sepse e pa çensuruar është pak e sikletshme për t’u publikuar.

Saturday, April 27, 2013

Joana e “Big Brother” dyshon për shtatzëni, publikohen skenat e nxehta me Anaidin



Ajo është një nga protagonistet e këtij edicioni të “Big Brother”. Duhet theksuar se njerëzit më së shumti e kritikojnë sesa e pëlqejnë. Por në një format të tillë, një tip si Joana i lëviz mjaft ujërat brenda shtëpisë. Provokuese dhe shpërthyese, Joana nuk po kursen asnjë armë në këtë lojë. Por shqetësimi kryesor që ajo ka shprehur gjatë kësaj jave, është dyshimi për një shtatzëni të mundshme. Ajo është ankuar se ka pasur dhimbje barku dhe dyshon se mos ka mbetur me barrë. Në fakt, Joana ka bërë seks që javën e dytë të “Big Brother” me Anaidin, ndërkohë që është komentuar mjaft jashtë dhe brenda shtëpisë. Nuk dimë ç’të mendojmë në këtë rast, sepse në një format të tillë dihet që mund të ketë edhe akte seksuale mes banorëve dhe thuhet që produksioni merr masa. Por, duke pasur parasysh që prezervativët që gjendeshin në shtëpi, i gatoi Xhimi, mbase ata kanë bërë seks pa mjete mbrojtëse. Nejse, kjo ishte si batutë. Por, nëse ka ndodhur me të vërtetë, ky do të ishte një scoop i madh i këtij edicioni, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në “Big Brother”-in shqiptar, por që në vende të tjera ku aplikohet ky format, ka ndodhur që vajzat kanë dalë shtatzënë brenda shtëpisë së “BB”