Saturday, July 12, 2014

Ndahet çifti i “Big Brother” , rrëfimi i Xhulit: Zbulova që Arditi më tradhtonte


Edhe pse skeptikët
parashikuan që
lidhja e ty re do të
zgjaste deri në fund
të verës, historia e
vetme e dashurisë
së “Big Brother 7 ″
Xhuli-Ardit ka
marrë fund më
herët. Gati pas tre
muajsh lidhje, 23-
vjeçarja Juliana
Dodaj duket e
vendosur për ndarjen nga Ardit Çelepija, i cili nga ana e tij e ka
konsideruar thjesht një zënkë. Xhuli pohon se ndihet e lënduar nga
tradhtia që i ka zbuluar Arditit dhe se tashmë nuk ka më kthim pas
Ditët e fundit është folur për ndarjen nga Arditi. Çfarë ndodhi
dhe cila ishte arsyeja që shpërtheve në rrjete sociale kundër
tij?
Po, tashmë mund të quhemi të ndarë që prej ditës së diel. Duke gdhirë e
diela, unë zbulova një, le të themi, lidhje tjetër të Arditit.
Si e mësove ti këtë fakt?
I kapa bisedën që kishte bërë në facebook. Ndodh ndonjëherë që njerëzit
ta harrojnë facebook-un hapur, ndodh po ashtu që kureshtja dhe
parandjenja të shtyn ta kontrollosh inbox-in…
E njihje vajzën me të cilën ti thua se Arditi kishte lidhje
paralele?
Nuk e njoh atë vajzë, ndërsa ai po, e njihte prej kohësh.
Si u ndjeve në atë momente, e prisje diçka të tillë nga i dashuri
yt?
Normal, si çdo femër që zbulon se i dashuri e ka tradhtuar. U ndjeva e
tradhtuar, e lënduar, e zhgënjy er…