Ish-konkurrentja seksi e “Big Brother” provon për herë të parë
një rol: Në film luaj të dashurën e shefit, por nuk puth dot pa
ndjenjë
Françeska Jaçe, 20-vjeçarja që u bë e njohur në “Big Brother 6”, ka marrë
ofertën e parë si aktore në një film të regjisorit Genc Fuga. Filmi që po
xhirohet këto ditë, titullohet “Tirana 14” dhe ka për aktore protagoniste
dhe Françeska Jaçen, në rolin e sekretares së shefit, që luhet nga aktori i
njohur në “Portokalli”, Gent Hazizi. Ajo tregon për rolin e saj të parë dhe
arsy en pse refuzoi skenat erotike me Gent Hazizin.
Aktore për herë të parë në një film, ku luajnë disa personazhe
të njohur të ekranit. Kush ta bëri ofertën dhe sa i rëndësishëm
është roli yt?
Po, dhe ndihem vërtet shumë e lumtur. Në këtë film kam disa skena dhe
kënaqësia që provova në këtë eksperiencë të parë në kinema, më shty jnë
ta mendoj seriozisht filmin.
Cili është roli yt dhe partneri në film?
Unë luaj rolin e sekretares së shefit tim, që interpretohet nga Gent Hazizi.
Me pak fjalë, jam një nga të dashurat e shefit në film.
Fakti që je një nga të dashurat e shefit, na lë të kuptojmë se do
të ketë skena puthjesh…
Po, m’u propozuan skena të tilla, por unë i refuzova. Nuk mundesha dot
t’i realizoja.
Cila ishte arsyeja e këtij refuzimi, për më tepër që tashmë kjo
është një tabu e thyer me kohë në kinemanë shqiptare?
Sepse nuk i bëja dot. Nuk jam bërë ende aktore e mirëfilltë. Kur të bëhem,
do e mendoj edhe këtë pjesë.
Por ti ke një eksperiencë në një “reality show” si “Big Brother”,
ku nuk i ke kursyer puthjet në publik. Pse kjo tërheqje për
puthje kinemaje?
Sepse ato kanë qenë puthje me ndjenjë. Ndërsa në këtë rast nuk di të puth
pa ndjenjë…
Nëse në vend të Gentit do të ishte një aktor tjetër, do i kishe
pranuar këto skena?
Jo, nuk kisha asgjë me aktorin, thjesht nuk doja puthje të tjera në publik.
Por në kinema duhet të pranosh rolin siç është, nëse do t’i hysh
seriozisht..
Në të ardhmen do ta shoh këtë pjesë. Tashmë po bëj realitet një pasion që
e kam pasur qejf përherë. Tani që e provova, më k