Friday, December 27, 2013

Dhuratë ideale për secilën shenjë të Horoskopit 2014


Dhuratë ideale për secilën shenjë të HoroskopitTIRANE-Po ofrohet koha e festave dhe e dhuratave. Filloni me kohë të zgjidhni dhuratat e Vitit të Ri për më të dashurit tuaj. Në rast se nuk dini se me çfare do ta mund ta gëzoni personin e dashur, kërkoni idenë për dhurata në listën tonë të vogël, të bërë në bazë të karakteristikave të horoskopit për secilën shenjë të Zodiakut.
Zgjidhni ato dhurata që jua do zemra. Ai i cili e merr dhuratën do të gëzohet, para së gjithash, me kujdesin e sinqertë dhe shfaqjen e ndjenjave.

DASHI – është plot energji dhe i përkushtuar për sportin
Duke qenë se Dashi është një shenjë shumë impulsive dhe bujare, ata dashurojnë udhëtimet, gjërat e reja dhe aventurën. Për t’i kënaqur do të mjaftonte edhe vetëm një festë surprizë, e mirë organizuar, ose një udhëtim në ndonjë vend ekzotik. Me shumë dëshirë, të lindurit nën këtë shenjë do të pranonin edhe një abonim në palestër apo qendër sportive, duke qenë se e dashurojnë sportin.

DEMI – adhuron luksin dhe është gastronom i pasionuar
Demët jamë më tradicionalë, duan relaksin dhe rehatinë absolute. Romantike dhe të zjarrtë, kanë një ndjenjë të fortë familjare. Praktik, por në të njëjtën kohë edhe i rafinuar në shije, një Dem mund të preferojë një darkë në një restorant shumë të mirë e të shtrenjtë, apo edhe një veshje elegante. Gjithashtu, ata do të vlerësonin shumë edhe aksesorët për shtëpinë, mbi të gjitha nëse janë të përshtatshëm për kuzhinën, pasi një prej pasioneve të shenjës është edhe gastronomia.

BINJAKËT – janë intelektual të mëdhenj dhe me sjellje fëmijërore
Fantazues dhe intelektualë, binjakët janë në të njëjtën kohë drithërues dhe intuitivë. Adhurojnë t’i kalojnë festat bashkë me miqtë, të njohurit dhe partnerin, sepse nuk durojnë dot vetminë. Kuriozë dhe të apasionuar pas kulturës, një binjak do të ishte shumë i lumtur nëse i dhuroni një libër, pavarësisht se çfarë libri mund të jetë. Një tjetër alternativë për Binjakët do të ishte edhe një udhëtim në një vend arkeologjik apo kulturor, qoftë brenda, por edhe jashtë vendit.

GAFORRJA – është perfekt i saktë dhe ka emocione të mëdha
Sentimentalistët e Gaforres kanë një pasion shumë të fortë për festat në familje. Këtë fundvit, ideale do të ishte një parfum delikat, një objekt artizanal, i punuar me dore, ose një objekt antik, por edhe një libër me receta për kuzhinë do të ishte mirë. Të lidhur ngushtësisht me botën e fëmijërisë dhe kujtimeve, të apasionuar pas fotografisë dhe poezisë, gaforret do të preferonin edhe një album me fotografi të vjetra, apo orendi të ndryshme të vogla me kuptim të veçantë për ta.

LUANI – dëshiron ta trajtoni si mbret
Luanët janë persona të shkëlqyer dhe kërkues në maksimum. Pasionues, ata preferojnë surprizat, ndonëse shpesh shfaqen si tradicionalistë dhe njerëz që nuk dalin dot nga e zakonshmja. Gjërat e kushtueshme, si për shembull byzylykët e shtrenjtë, vathët, apo edhe festat mondane, veshjet elegante e të rënda, i kënaq luanët dhe shijet e tyre luksoze.

VIRGJËRESHA – romantik i devotshëm
Virgjëreshat janë të matura dhe praktike, ndaj edhe dhuratat i duan nga ato të cilat “hyjnë në punë”. Për shembull nëse do të donit t’i dhuroni diçka, dhurojini një palë këpucë të rehatshme, ose një aksesor të përdorshëm si celular, kompjuter, makinë llogaritëse. Këto janë dhuratat ideale për një shenjë e cila arrin me sukses të gërshetojë gustot estetike me ato praktike.

PESHORJA – nuk pret shumë, por konsiderohet estet i madh
Shumë të rafinuar, Peshoret janë me gusto të sofistikuara, por nga ana tjetër janë diplomat dhe të sjellshëm. Ata vlerësojnë çdo dhuratë të rafinuar që mund të eksitojë. Për shembull xhaketat elegante për meshkujt dhe fustanet klasikë për femrat do të ishin një zgjedhje e mirëmenduar. Nga ana tjetër, nëse vendosni t’i dhuroni peshoreve një parfum, nuk jeni asnjëherë gabim. Vetëm kujdesuni që aroma të jetë ajo e duhura. Dhuratë për ta mund edhe të jetë një libër.

AKREPI – ka kërkesa të mëdha
Akrepat misteriozë, pasionantë dhe magnetikë adhurojnë dhuratat e veçanta. Objekte ekzotike, nga ato të cilat vendosen mbi mobile, libra, tema e të cilëve të jetë triler, psikologjike dhe me tension të lartë. Intensiteti i tyre lidhet pikërisht me akrepat, të cilët janë po aq kërkues. Akrepi pëlqen dhuratat sensuale. Edhe një biletë teatri apo kinemaje për të parë diçka dramatike, do ishte në preferencat e tyre.

SHIGJETARI – i hareshëm dhe çapkën
Për të tërhequr vëmendjen e shigjetarëve aventurierë do të duhej ndonjë udhëtim me një destinim ekzotik, nëpër vende të ngrohta dhe me det në këtë periudhë. I pasur në ide dhe fantazi, shigjetari adhuron dhuratat e ndryshme ngatë tjerat. Është një shenjë mjaft kërkuese dhe nuk duron dot shtrëngimet në çdo aspekt të jetës së përditshme as atëherë kur e ka të nevojshme një dhuratë të tillë.

BRICJAPI – tepër serioz dhe i ndjeshëm për përsosmëri
Bricjapët janë praktikë dhe thelbësorë, adhurojnë objektet, ato për zbukurime, për kuzhinën, për përdorim personal, apo edhe ato të nevojshmet që mund të vendosen në zyrë. Shumë praktikë dhe aspak të tepruar në shijë, bricjapët nuk duan luksin në një dhuratë por dobishmërinë e tyre.

UJORI – dëshiron të jetë i përkëdhelur dhe kërkon kujdes
Ujorët janë të paparashikueshëm dhe me fantazi. Janë të interesuar në teknologji dhe zhvillimet shkencore, por nuk lënë mbrapa edhe ato artistike. Gjithçka e cila do të shfaqet si e pazakontë, mund të hyjë në shijet e tyre dhe do t’i bëjë ata entuziastë. Kujdes të mos i dhuroni asnjë gjë e cila të jetë tradicionale. Synoni tek telefonat, kompjuterët, pikturat, librat.

PESHQIT – të butë dhe të kujdesshëm, kanë shpirt të vërtetë artisti
Peshqit ëndërrimtarë dhe sentimentalistë janë të aftë të zhvillojnë një sens të fortë miqësie. Më shumë se materializmin, ata vlerësojnë idenë e dhuratës. Ata e cilësojnë veçanërisht të rëndësishme që dikush të mendojë t’ju dhurojë atyre diçka. Edhe pse dinë sit ë jenë diplomat dhe delikatë në të njëjtën kohë, kanë gusto pak sit ë vështira. Vlerësojnë objektet artistike, librat, pikturat.

Monday, December 23, 2013

Një 86-vjeçar fiton seks me 2 prostituta, mbytet me mish


Një 86-vjeçar fiton seks me 2 prostituta, mbytet me mishSHBA - Johnny Orris vdes i mbytur me një copë mish duke ngrënë darkë. Një 86-vjeçar amerikan mori pjesë në konkursin “Get my grandpa laid”.

Ai humbi jetën pikërisht në natën kur duhet të merrte çmimin e parë.
Johnny fitoi një çmim tepër të veçantë, një natë pasioni me dy prostituta.

Përpara se të shkonte në hotel për të shijuar natën e tij erotike, ai ishte duke ngrënë një darkë në Nevada.
“Kjo është nata më e lumtur e jetës sime”, -ishte shprehur 86-vjeçari para se të vdiste.

I moshuari prej 11 vjetësh jetonte vetëm, sepse bashkëshortja e tij kishte vdekur nga një sëmundje e rëndë.

Ideja për të marrë pjesë në një konkurs të tillë kishte qenë e nipit të tij, i cili deklaroi pas vdekjes së gjyshit: Ai ishte shumë i lumtur dhe mezi priste që ajo natë të vinte, por nuk e kuptoj si u mbyt me një copë mish ai ishte tepër i shëndetshëm”.

Por, fatkeqësisht i moshuari nuk arriti të shijonte natën e tij erotike, ku fati i tij i luajti një shaka të pakëndshme.

Saturday, December 21, 2013

Françeska: Marr oferta me shumë zero, vetëm për një natë

Françeska: Marr oferta me shumë zero, vetëm për një natëTIRANE-Bukuroshja nga Vlora Françeska Jaçe, e cila u bë e njohur pas pjesëmarrjes në reality show-n “Big Brother”, bën një punë që në Shqipëri nuk është ende shumë e përhapur. Ajo punon si menaxhere në një lokal nate. Vajzat në Shqipëri që kanë zgjedhur këtë profesion janë të pakta, pasi kjo nuk është shumë ‘e pëlqyeshme’ për opinionin publik. Pastaj, kur bëhet fjalë për një bukuroshe të famshme që ende nuk ka mbushur të 20-at, diskutimet dhe thashethemet shumëfishohen. Mirëpo për Françeskën asgjë nga këto nuk ka rëndësi. Vlonjatja e re është mjaft e kënaqur. Në këtë intervistë ajo na rrëfen detaje nga aktiviteti i saj i përditshëm, që për një vajzë të re kudo në Europë konsiderohet shumë normal. Shkollë dhe një punë për të mbajtur veten, i dashuri “s’ka ç’i duhet”.
Françeska, sa kohë ke që punon në një lokal nate?
Po bëj gati një vit që punoj natën. Është një punë që përveçse më sjell goxha fitime monetare, më dhuron dhe kënaqësi. E bëj me qejf!
Në cilën orë fillon dhe mbaron puna jote?
Puna ime fillon rreth orës 12 të natës dhe zakonisht mbaron diku rreth orës 4:00 të mëngjesit.
Është e lodhshme të jesh menaxhere e një lokali me muzikë ‘live’?
Jo, nuk është fare e lodhshme. Shpesh unë mezi pres që të shkoj në punë. Madje edhe në ditët që jam pushim, e frekuentoj “Amsterdamin” për qejf me shoqet e mia. Më pëlqejnë ambienti, muzika, njerëzit që janë aty. Tashmë ndihem midis miqsh kur shkoj atje, ndaj as nuk e shoh si vend pune.
A paragjykohet një femër që bën punën tënde?
Jemi në Shqipëri dhe normalisht që paragjykohet, jo vetëm kur punon në një lokal nate, por edhe kur thjesht e frekuenton. Megjithatë, mua më duket sikur sa më shumë kalon koha, këto paragjykime pakësohen. Kur dëgjon që një femër punon në një lokal nate, mund të mos tingëllojë mirë dhe njerëzit mendojnë kushedi çfarë. Por kur vetë fillojnë të dalin, bëhen klientë dhe e shohin ambientin me sytë e tyre, kuptojnë që s’ka asgjë të keqe. Përkundrazi, lokalet e natës të japin mundësinë të argëtohesh, s’mund të jenë vende të këqija (qesh). Gjithsesi unë besoj që të paktën të rinjtë nuk paragjykojnë, ose të paktën kështu shpresoj.
E ke të mirë rrogën?
Nuk qahem (qesh). Për të plotësuar të gjitha nevojat e mia më mjafton. Madje më lejon t’i plotësoj vetes edhe ca privilegje të vogla. Është një rrogë e kënaqshme.
Zakonisht cilat mosha e frekuentojnë “Amsterdamin”?
Vijnë njerëz të moshave të ndryshme, sepse muzikën ‘live’ të gjithë e pëlqejnë. Mirëpo klientët më besnikë janë rinia, kryesisht të rinj nga mosha 20-30 vjeç.
Vijnë njerëz me shumë lekë?
Po, në fakt vijnë njerëz me shumë lekë, që gjejnë veten në atë ambient. Por lokali frekuentohet shumë edhe nga shtresa mesatare, të cilët po ashtu kënaqen. Ne sigurisht që i presim dhe i respektojmë të gjithë njësoj. Klientë besnikë janë edhe disa personazhe publike. VIP-at nuk mungojnë kurrë.
Të ngacmojnë klientët?
Ne femrat na ngacmojnë kudo, jo vetëm në lokale. Normalisht që edhe mua më ngacmojnë. Më shumë mund të them se më komplimentojnë (qesh).
Po pasi kanë pirë disa gota?
Edhe pasi kanë pirë nuk është se ndodh ndonjë gjë. Në përgjithësi klientela është shumë e mirë. Por edhe sikur të ketë ndonjë problem sado të vogël, kemi një ‘security’ të mrekullueshme. Çunat që kujdesen për sigurinë, rrinë në gatishmëri për çdo gjë që mund të ndodhë.
Ka nga ata që vijnë vetëm për të të parë ty?
Po. Ka nga ata që vijnë për mua sepse janë miqtë e mi. Ka edhe nga ata që vijnë vetëm për të më parë, por që më vonë bëhen po ashtu miq me mua (qesh).
Ka bërë ndonjëri prej tyre ndonjë “çmenduri” që të rrijë me ty?
“Çmenduri” nuk do thoja. Kanë bërë edhe aty të njëjtat gjëra që më bëjnë kudo (qesh).
Po ndonjë propozim të padenjë, të tipit ‘ofertë me shumë zero vetëm për një natë’, ke marrë?
(Qesh) Kam marrë, në fakt. Ka ndodhur që më kanë bërë një ofertë me shumë zero vetëm për të kaluar një natë me mua. Sigurisht që unë nuk i kam marrë në konsideratë dhe kam refuzuar.
Ti, ke një të dashur apo je beqare?
Jo. Për momentin jam shumë në rregull me shkollën dhe me punën. Nuk ka ç’më duhet i dashuri (qesh).
Ka diçka që ti do të na e thuash e ne nuk të pyetëm?
Ju mirëpres kur të doni në ambientin ku punoj. Gjithashtu ju ftoj për 20-vjetorin tim, sepse pas pak ditësh kam ditëlindjen. Nëse doni, mund të merrni edhe nga një dhuratë me vete (qesh). 

Saturday, December 14, 2013

Zbardhet motivi i eksplozivit ne Kryeministri;

Zbardhet motivi i eksplozivit ne Kryeministri; Qytetare te pergjegjshem te vendit, pasi kishin degjuar se ne ndertese ishin bere nderhyrje, pa leje nga Bashkia e Tiranes, si psh heqja e murit rrethues, vendosi te hidhte ne ere godinen.

Makina prane Kryeministrise