Saturday, October 26, 2013

Françeska kësaj here guxon me prekje intime


Përfundimisht fotografitë e bëjnë të ndihet në qiellin e shtatë Françeska Jaçen, vajzën nga Vlora, që spikati për pamjen dhe tipin e saj në “Big Brother 6”. 20-vjeçarja bionde, pas ekspozimit të linjave të saj të bukura në foto artistike, ku shfaqej gjysmë e zhveshur në prani edhe të një vajze tjetër, këtë herë ka guxuar edhe më shumë. Në një set fotografish për revistën “Kosovarja”, të realizuara nga fotografi Juxhin Kurti, Françeska paraqitet në një foto me fustan të bardhë, ndërsa provokon me prekje në gjoks. Nuk është hera e parë që Françeska ngacmon fantazinë e fansave të saj me foto të tilla, duke guxuar si rrallë vajza që bënë karrierë në fushën e modës. Një vit më parë, Françeska Jaçe provoi fustanin e nusërisë në një sfilatë të “Geraldina Sposa”, ndërsa para disa ditësh ajo kishte realizuar një set të veçantë fotografish, ku pozonte me vello të zezë.

Pse kthimi në orën diellore i bën mirë edhe zemrës?


Në mënyrë te veçante, te hënën kur normalisht vihet re një rritje e frekuencës se sëmundjeve kardiovaskulare, ne ditën e pare pas ndryshimit te orës diellore, përkundrazi, vihet re një rënie ne masën 10% te tyre.



Rikthim ne orën diellore duket se i bën mire jo vetëm humorit, pasi do te qëndrojmë ne shtrat edhe një ore me shume, jo vetëm xhepit, për shkak te shpenzimit me te ulet te energjisë, por është konstatuar se kjo i bën mire edhe sistemit kardiovaskular.
Para se gjithash, kjo bamirësi i detyrohet orëve me te gjata te gjumit. Kjo është deklaruar edhe ne kongresin ndërkombëtar, ku është evidentuar një lidhje shkakësore ndërmjet gjumit, kohëzgjatjes, por edhe cilësisë se tij dhe sëmundjeve kardiovaskulare ne përgjithësi.
Historikisht te hënave pas kalimit nga ora diellore ne orën verore, përkundrazi vërehet një frekuence e rritur e sëmundjeve te këtij sistemi. Kjo i detyrohet se pari zvogëlimit te orëve te gjumit deri ne adaptimin e orës se kohës me orën biologjike te trupit.