Saturday, May 25, 2013

Sherr në tualet, Rikja godet Ilirin


 Pasi Vëllai i Madh u komunikoi banorëve që prova e javës nuk u kalua për shkak se 2 nga grupet e çifteve lëvizën ndërkohë që duhet të qëndronin statik, Iliri nis të ngacmojë Riken sepse ajo lëvizi gjatë gjithë provës.

Burimi:

Top Channel

Iliri nis ta gjuaj Riken me bojën e mbetur nga tullumbacet dhe por kjo gjë i shkakton bezdi Rikes dhe i kërkon që të pushojë. Banorët e kritikojnë Riken që nuk duhet të lëvizte sepse penalizoheshin të gjithë nga një gjë e tillë dhe kjo ndikon në buxhetin e javës.

Pasi lënë fushën e lojrave, banorët shkojnë të gjithë në tualet për të bërë dush dhe Iliri edhe aty nis ta ngacmojë Riken me fjalë në lidhje me provën e javës. Rikja i kërkon që mos ta vazhdojë më gjatë këtë diskutim sepse po e tepron shumë. Teksa Iliri përdor një fjalor të papërshtatshëm me Riken, ajo acarohet dhe nis ta godasë Ilirin me shishet e shampos që ndodheshin ne tualet. Rikja shumë e acaruar i kërkon Ilirit që mos të përdori atë fjalor me të sepse e ka ekzagjeruar dhe e ka duruar shumë. Anaidi futet mes saj dhe Ilirit për të ndaluar sherrin mes tyre dhe për të qetësuar Riken por kjo gjë vazhdon për disa minuta. Rikja teksa i kundërvihet ashpër Ilirit, i thotë që nuk do të flasë me të dhe nuk e kupton se përse e ngacmon ai. Të gjithë banorët mblidhen në tualet për të shuar konfliktin mes tyre. Iliri teksa del nga dushi i thotë Rikes se ishte një gjë nga e cila vareshin të gjithë. Rikja i kthehet sërish e nervozuar që të qëndrojë larg saj sepse nuk është niveli i duhur për të. Elona i thotë Rikes të qetësohet sepse Iliri atë kërkon prej saj dhe mos ta vrasë mendjen sepse nuk ishte vetëm ajo që lëvizi, por ishin dy grupe sipas komunikimit të Vëllait të Madh. Pasi situata qetësohet Anaidi nis të bëj shaka me Riken duke komentuar qëndrimin e Ilirit gjatë sherrit me Riken.
 

Thursday, May 16, 2013

Shqipëria ngjitet sonte në skenën e Eurovision-it


Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj gjate provave
 Shqipëria do të ngjitet sonte në skenën e madhe të Festivalit Europian e 14-të në rradhë.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë mundësinë të votojnë , për ti dhënë mundësinë Adrian Lulgjurajt dhe Bledar Sejkos të interpretojnë këngën e tyre “Identitet” edhe në natën finale!
Grupi shqiptar pritet të ndezë skenën e Eurovisionit me muzikë rrok, e cila është e pakët në këtë edicion të Festivalit Evropian.
Kjo eshte lista e kengeve qe do te interpretohen ne naten e dyte gjysmefinale te Festivalit Evropian.
  1. Letoni: Here We Go by PeR
  2. San Marino: Crisalide (Vola) by Valentina Monetta
  3. Mqedonia: Pred Da Se Razdeni by Esma and Lozano
  4. Azerbaxhan: Hold Me by Farid Mammadov
  5. Finlanda: Marry Me by Krista Siegfrids
  6. Malta: Tomorrow by Gianluca
  7. Bullgaria: Samo Shampioni by Elitsa & Stoyan
  8. Islanda: Ég Á Líf by Eyþór Ingi
  9. Greqia: Alcohol Is Free by Koza Mostra featuring Agathon Iakovidis
  10. Izraeli: Rak Bishvilo by Moran Mazor
  11. Armenia: Lonely Planet by Dorians
  12. Hungaria: Kedvesem by ByeAlex
  13. Norvegjia: I Feed You My Love by Margaret Berger
  14. SHQIPERIA: Identitet by Adrain Luljuraj & Bledar Sejko
  15. Gjerogjia: Waterfall by Nodi Tatishvili & Sophie Gelovani
  16. Zvicra: You And Me by Takasa
  17. Rumania: It’s My Life by Cezar

Kur është “ora e shenjtë e seksit”

Ora e dashurisë e partnerit tënd rregullohet kryesisht nga sekretimi i testosteronit dhe e arrin cakun e vet në mëngjes - shpjegon seksologu Mauricio Bossi.

Për këtë arsye ndodh se partneri të propozojë për intimitet sapo zgjohesh në mëngjes. Në realitet, në qoftë se do të përjetosh një marrëdhënie më intensive, duhet të shkosh pas kërkesës së tij.

Përveç se janë të dy partnerët të çlodhur, ai në orët e para të mëngjesit ka një shtim prej 30% të hormonit të dëshirës. Herëve të tjera mos u anko se pse ai, pas perëndimit të diellit është i vakët ose i privuar nga iniciativa: tashmë ti e di që nuk është problemi vetëm tek lodhja.

Biologu gjerman Liebe & Beziehungsblog, konfirmon se “ora e shenjtë e seksit”, është nga 8 deri në 9 të mëngjesit, kohë kur gjaku i mashkullit shpërthen nga testosteroni, por në orën 7 të mëngjesit është momenti kur përqendrimi i hormoneve në gjak është pothuajse 6 herë më i lartë se pjesën e mbetur të ditës. Kjo u mundëson partnerëve një seks më të kënaqshëm dhe një lidhje më të fortë si në intimitet, ashtu edhe në dashuri, pasi qetësia u dhuron atyre më shumë ngrohtësi. Nga ana tjetër, hormonet u dhurojnë atyre më shumë eksitim.

“Nuk e di se kur mund të ishte kohë më e mirë se kjo që ne kemi konstatuar për të bërë seks, pasi deri tani te të gjitha çiftet ka pasur një ndikim më se pozitiv”, përfundon shprehet specialisti Alessandri Di Gregorio.

Ka të ngjarë që ju nuk e dini se për mashkullin ekziston edhe një kulm stinor negativ. Për shkak të natyrës që ‘zgjohet’, pranvera është stina më delikate për erosin, kur testeteroni, në fakt arrin nivelin më të ulët të vitit.
(BalkanWeb)

25 ligjet më të çuditshme për seksin


Nga bashkëshortja e tradhtuar ka të drejtë ta vrasë bashkëshortin e deri tek ndalimi i prostitutave me emrin Maria.


Seksi nuk është një çështje e thjeshtë dhe këtë e dimë të gjithë. Por gjithsesi, disa shtete të botës tërheqin vëmendjen, qoftë me traditat e tyre të çuditshme, qoftë me ligjet e çmendura, të cilat ngjajnë më tepër surrealiste. Në mbarë botën ka ligje të çuditshme seksuale. Shumica kanë mbetur prej kohësh dhe nuk janë zhdukur. Më së shumti i gjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbetura që nga koha e puritanëve. Lexoni më poshtë 25 ligjet më të çuditshme seksuale:

1. Në Liban marrëdhëniet brutale me kafshë lejohen, mjafton që kafsha të jetë i gjinisë së kundërt.

2. Në Hong Kong, një bashkëshorte e tradhtuar ka të drejtë ta vrasë bashkëshortin tradhtar, në qoftë se e kap me presh në duar. I vetmi kufizim që i vihet është që vrasjen ta kryejë me duar dhe jo me ndihmën e ndonjë arme. Ndërsa sa i përket të dashurës, sipas ligjit edhe atë mund ta vrasë, me çdo lloj mënyre që dëshiron.

3. Në shumë vende islame marrëdhëniet seksuale me kafshë janë të ligjshme, mjaftoi që i interesuari të mos e hajë më vonë kafshën me të cilën ka bërë seks!

4. Në Guam, ndalohet që femrat të martohen në qoftë se janë të virgjëra. Shumë familje pajtojnë një “profesionist” në këtë çështje, me qëllim që t’ia largojë vajzave të tyre… “peshën” e virgjërisë.

5. Në Bahrejn gjinekologëve meshkuj u ndalohet që të shikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë organet gjenetike të femrës. Ndaj, ata të gjithë përdorin një pasqyrë, për të kryer punë.

6. Në zonën Cali të Kolumbisë është në fuqi një ligj, të cilin çdo dhëndër nuk është në gjendje ta shpjegojë. Aty, çifti i ri i sapomartuar është i detyruar ta kalojë natën e parë të martesës nën shoqërinë e vjehrrës së nuses!

7. Në Indonezi, kushdo që kapet në flagrancë ndërsa masturbohet, i pritet koka!

8. Ndërsa në Bolivi kanë miratuar një ligj shumë të komplikuar, i cili dikton në mënyrë specifike që në një treshe seksuale ndalohet të marrin pjesë nënë e bijë së bashku. Gjithsesi, lejohet që x person i interesuar të shkojë me të dyja, por jo së bashku por veç e veç.

9. Në qytetin e vogël amerikan Hastings, Nebraska, çiftet janë të detyruara që kur bëjnë seks, të mbajnë veshur këmisha nate.

10. Në Estoni është e ndaluar të luash shah ndërsa bën seks.

11. Nëse një burrë në Uruguaj e kap gruan me të dashurin, ai mund t’i vrasë të dy ose mund të zgjedhë që gruas t’i presë hundën dhe të kastrojë të dashurin e saj.

12. Kush fton për seks një grua të huaj në pub-et angleze, është fajtor për skandal kombëtar. Dënimi është nga 180 euro deri në tre muaj burg.
13. Në Florida është e ndaluar qartësisht që të bësh seks me një ferrëgjatë (lloj iriqi).

14. Në Irlandë është lejuar shitja e prezervativëve vetëm pas vitit 1978.

15. Në Arizona, SHBA, nuk lejohen më shumë se dy dildo (lodër seksi) për shtëpi.

16. Në Cleveland, SHBA, gratë nuk lejohen të veshin këpucë lustrafin dhe fund për shkak se meshkujt mund të shohin mbathjet e tyre të reflektuara në këpucë.

17. Në Siena të Italisë gratë me emrin Maria nuk lejohet të punojnë si prostituta.

18. Në Guajanën Franceze është e ndaluar që të masturbosh- mendohet se të sëmur shpirtin e mendjen.

19.  Në Alexandria, Minesota, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë, të cilit i mban frymëmarrja erë hudhrash, qepësh apo sardelesh, të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

20.  Në kontenë Logan, Kolorado, SHBA, është ende e paligjshme të puthësh një grua nëse ajo është në gjumë.

21.  Në Ames, Ioua, SHBA, është ende e paligjshme që burrat të pinë tre gllënjka birre ndërsa janë në shtrat me bashkëshortet e tyre.

22. Në Tremonton, Utah, SHBA, është ende një krim që një grua të ketë marrëdhënie seksuale me një burrë në ambulancë. Ajo mund të akuzohet për keqbërje dhe mund t’i botohet emri në gazetë

23. Në Tremonton, Utah, SHBA, është ende një krim që një grua të ketë marrëdhënie seksuale me një burrë në ambulancë. Ajo mund të akuzohet për keqbërje dhe mund t’i botohet emri në gazetë.

24. Në Oblong, Illinois, është e paligjshme të kryesh marrëdhënie seksual ndërsa jeni për peshkim apo gjueti, ditën e dasmës.

25.  Në Hastings, Nebraska, SHBA, ligji thotë se të zotët e hoteleve duhet t’i sigurojnë këmisha nate të bardha vizitorëve. Asnjë çifti nuk i lejohet të ketë marrëdhënie seksuale në hotel nëse nuk i kanë veshur këto këmisha të pastra.