FIER - "U trondita shumë kur kapa gruan time në flagrancë duke bërë seks me fqinjin. Në atë moment, mendova që ta vras, por jam i detyruar ta fal për hatër të dy fëmijëve tanë të mitur. Do të kërkoj që ajo që kthehet në shtëpi dhe do ta ha turpin me bukë. Nuk kam se çfarë të bëj". Kështu u shpreh dje 45-vjeçari Artur Kuqi nga fshati Topojë e Fierit, i cili dymbëdhjetë ditë më parë gjeti bashkëshorten e tij 41-vjeçare, Klarën, duke bërë marrëdhënie intime në krevatin bashkëshortor me bashkëfshatarin Vilson Rina, 25 vjeç. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Kuqi pohoi se vajza e tij 5 vjeçe qan për ditë për nënën e saj. Gjithashtu dhe djali 7 vjeç kërkon të ëmën, e cila aktualisht ndodhet në banesën e prindërve të saj. "Do ta varros turpin për hir të fëmijëve", tha 45-vjeçari. Si e zbuluat që bashkëshortja juaj iu tradhtonte? Asnjëherë nuk kam dyshuar se gruaja ime më tradhtonte. Para 12 ditësh unë u ktheva nga puna më herët se zakonisht. Pasi hyra në portën e kopshtit dhe më pas në banesë, pashë derën e dhomës së gjumit hapur. Dëgjova dhe zhurmë. Zgjata kokën të shikoja, por shtanga në vend. Bashkëshorten time e kapa mat me komshiun tonë, Vilson Rinën. M'u errën sytë, çfarë të bëja? Në të qindtat e sekondës mendova për fëmijët. Komshiu u ngrit dhe iku nga shtëpia ime, ndërsa gruaja ime nuk foli. Mund të na thoni se si reaguat pas skenës së tradhtisë bashkëshortore? Nuk kisha çfarë të bëja. Më hipi gjaku në kokë dhe nuk e doja veten. Madje mendova që edhe mund t'i vrisja të dy, apo vetëm gruan time. Por kjo nuk do më çonte asgjëkundi. Kjo nuk ishte zgjidhja. Unë do të përfundoja në burg, do të bëhesha me hasmëri, ndërsa dy fëmijët e mi të mitur do të rriteshin rrugëve. Çfarë bëtë pas largimit të fqinjit dhe si reaguat ndaj gruas tuaj? E përsëris, isha i tronditur dhe nuk më besohej ajo që pashë me sytë e mi. Bashkëshortes time i thashë të shkonte tek prindërit e saj. Ndërkohë që dy fëmijët, djalin 7 vjeç dhe vajzën 5 vjeçe i mora dhe i dërgova për disa ditë tek prindërit e mi, këtu në fshat. Njoftova policinë, pasi mendova se mund të kisha ndonjë shqetësim nga personi që gjeta me gruan time. Ne jemi fqinj dhe banesat i kemi ballë për ballë, vetëm rruga na ndan. Erdhi policia pas njoftimit tuaj? Policia erdhi dhe na shoqëroi në komisariat. Të enjten, ti dhe bashkëshortja juaj u konfrontuat para godinës së policisë. Si ndodhi ngjarja? Është e vërtetë që patëm një përplasje. Kur pashë gruan u rebelova, por ndërhyri policia dhe na ndau. Mua më shoqëruan 30 minuta dhe më pas më lanë të lirë. Si do të veproni tani, do të divorcohen nga gruaja juaj, apo do e merrni përsëri në shtëpi? Ka kaq ditë që vajza ime qan shumë dhe kërkon të ëmën. Veç varfërisë, m'u desh të përballem dhe me këtë problem. Nuk kam se çfarë të bëj. Për hatër të fëmijëve do ta marr përsëri gruan time, në qoftë se ajo pranon. Do ta ha turpin me bukë, do ta varros turpin vetëm për hir të fëmijëve tanë. |
Lajmet e fundit, Muzike Shqip, Humor, Big Brother, Kuriozitete, Video Shqiptare, Chat Shqip, Foto, Fjalor. News in ...
Sunday, April 28, 2013
45-vjeçari: Kapa gruan duke bërë seks me fqinjin, do e fal për hir të fëmijëve
Një foto super erotike e Rikes publikohet në internet
Ajo është një personazh që, sa u fut në “Big Brother”, zgjoi shumë kuriozitet brenda banorëve, por edhe për publikun. Dhe, me kalimin e ditëve, u pa se Rikja nuk është vetëm e bukur, por edhe mjaft e zgjuar. Ka gjetur vendin e saj brenda në shtëpi duke zënë shoqëri me Elonën dhe Eldorën, ndërkohë që djemtë e shtëpisë pa përjashtim nuk ia kursejnë ngacmimet. Rikja ka treguar se është nga Durrësi dhe jeton në Itali, punon si parukiere dhe është imazh i një kompanie kozmetike. Nuk ka rrëfyer që ka të dashur, edhe pse ne tashmë e dimë se ajo është e lidhur me një DJ italian. Meqë ka një eksperiencë si modele, ne besuam se Rikja mund të ketë ndonjë foto sensuale dhe në fakt e gjetëm një të tillë, po aty Rikja shfaqet me shumë se sensuale. Ajo shfaqet në krevat sipër një mashkulli, e veshur me fustan të zi. Nuk e dimë se kur mund ta ketë bërë atë foto apo kush mund t’ia ketë nxjerrë, sepse e pa çensuruar është pak e sikletshme për t’u publikuar.
Saturday, April 27, 2013
Joana e “Big Brother” dyshon për shtatzëni, publikohen skenat e nxehta me Anaidin
Ajo është një nga protagonistet e këtij edicioni të “Big Brother”. Duhet theksuar se njerëzit më së shumti e kritikojnë sesa e pëlqejnë. Por në një format të tillë, një tip si Joana i lëviz mjaft ujërat brenda shtëpisë. Provokuese dhe shpërthyese, Joana nuk po kursen asnjë armë në këtë lojë. Por shqetësimi kryesor që ajo ka shprehur gjatë kësaj jave, është dyshimi për një shtatzëni të mundshme. Ajo është ankuar se ka pasur dhimbje barku dhe dyshon se mos ka mbetur me barrë. Në fakt, Joana ka bërë seks që javën e dytë të “Big Brother” me Anaidin, ndërkohë që është komentuar mjaft jashtë dhe brenda shtëpisë. Nuk dimë ç’të mendojmë në këtë rast, sepse në një format të tillë dihet që mund të ketë edhe akte seksuale mes banorëve dhe thuhet që produksioni merr masa. Por, duke pasur parasysh që prezervativët që gjendeshin në shtëpi, i gatoi Xhimi, mbase ata kanë bërë seks pa mjete mbrojtëse. Nejse, kjo ishte si batutë. Por, nëse ka ndodhur me të vërtetë, ky do të ishte një scoop i madh i këtij edicioni, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në “Big Brother”-in shqiptar, por që në vende të tjera ku aplikohet ky format, ka ndodhur që vajzat kanë dalë shtatzënë brenda shtëpisë së “BB”
Sunday, April 7, 2013
Subscribe to:
Posts (Atom)