Zgjidhni ato dhurata që jua do zemra. Ai i cili e merr dhuratën do të gëzohet, para së gjithash, me kujdesin e sinqertë dhe shfaqjen e ndjenjave. DASHI – është plot energji dhe i përkushtuar për sportin Duke qenë se Dashi është një shenjë shumë impulsive dhe bujare, ata dashurojnë udhëtimet, gjërat e reja dhe aventurën. Për t’i kënaqur do të mjaftonte edhe vetëm një festë surprizë, e mirë organizuar, ose një udhëtim në ndonjë vend ekzotik. Me shumë dëshirë, të lindurit nën këtë shenjë do të pranonin edhe një abonim në palestër apo qendër sportive, duke qenë se e dashurojnë sportin. DEMI – adhuron luksin dhe është gastronom i pasionuar Demët jamë më tradicionalë, duan relaksin dhe rehatinë absolute. Romantike dhe të zjarrtë, kanë një ndjenjë të fortë familjare. Praktik, por në të njëjtën kohë edhe i rafinuar në shije, një Dem mund të preferojë një darkë në një restorant shumë të mirë e të shtrenjtë, apo edhe një veshje elegante. Gjithashtu, ata do të vlerësonin shumë edhe aksesorët për shtëpinë, mbi të gjitha nëse janë të përshtatshëm për kuzhinën, pasi një prej pasioneve të shenjës është edhe gastronomia. BINJAKËT – janë intelektual të mëdhenj dhe me sjellje fëmijërore Fantazues dhe intelektualë, binjakët janë në të njëjtën kohë drithërues dhe intuitivë. Adhurojnë t’i kalojnë festat bashkë me miqtë, të njohurit dhe partnerin, sepse nuk durojnë dot vetminë. Kuriozë dhe të apasionuar pas kulturës, një binjak do të ishte shumë i lumtur nëse i dhuroni një libër, pavarësisht se çfarë libri mund të jetë. Një tjetër alternativë për Binjakët do të ishte edhe një udhëtim në një vend arkeologjik apo kulturor, qoftë brenda, por edhe jashtë vendit. GAFORRJA – është perfekt i saktë dhe ka emocione të mëdha Sentimentalistët e Gaforres kanë një pasion shumë të fortë për festat në familje. Këtë fundvit, ideale do të ishte një parfum delikat, një objekt artizanal, i punuar me dore, ose një objekt antik, por edhe një libër me receta për kuzhinë do të ishte mirë. Të lidhur ngushtësisht me botën e fëmijërisë dhe kujtimeve, të apasionuar pas fotografisë dhe poezisë, gaforret do të preferonin edhe një album me fotografi të vjetra, apo orendi të ndryshme të vogla me kuptim të veçantë për ta. LUANI – dëshiron ta trajtoni si mbret Luanët janë persona të shkëlqyer dhe kërkues në maksimum. Pasionues, ata preferojnë surprizat, ndonëse shpesh shfaqen si tradicionalistë dhe njerëz që nuk dalin dot nga e zakonshmja. Gjërat e kushtueshme, si për shembull byzylykët e shtrenjtë, vathët, apo edhe festat mondane, veshjet elegante e të rënda, i kënaq luanët dhe shijet e tyre luksoze. VIRGJËRESHA – romantik i devotshëm Virgjëreshat janë të matura dhe praktike, ndaj edhe dhuratat i duan nga ato të cilat “hyjnë në punë”. Për shembull nëse do të donit t’i dhuroni diçka, dhurojini një palë këpucë të rehatshme, ose një aksesor të përdorshëm si celular, kompjuter, makinë llogaritëse. Këto janë dhuratat ideale për një shenjë e cila arrin me sukses të gërshetojë gustot estetike me ato praktike. PESHORJA – nuk pret shumë, por konsiderohet estet i madh Shumë të rafinuar, Peshoret janë me gusto të sofistikuara, por nga ana tjetër janë diplomat dhe të sjellshëm. Ata vlerësojnë çdo dhuratë të rafinuar që mund të eksitojë. Për shembull xhaketat elegante për meshkujt dhe fustanet klasikë për femrat do të ishin një zgjedhje e mirëmenduar. Nga ana tjetër, nëse vendosni t’i dhuroni peshoreve një parfum, nuk jeni asnjëherë gabim. Vetëm kujdesuni që aroma të jetë ajo e duhura. Dhuratë për ta mund edhe të jetë një libër. AKREPI – ka kërkesa të mëdha Akrepat misteriozë, pasionantë dhe magnetikë adhurojnë dhuratat e veçanta. Objekte ekzotike, nga ato të cilat vendosen mbi mobile, libra, tema e të cilëve të jetë triler, psikologjike dhe me tension të lartë. Intensiteti i tyre lidhet pikërisht me akrepat, të cilët janë po aq kërkues. Akrepi pëlqen dhuratat sensuale. Edhe një biletë teatri apo kinemaje për të parë diçka dramatike, do ishte në preferencat e tyre. SHIGJETARI – i hareshëm dhe çapkën Për të tërhequr vëmendjen e shigjetarëve aventurierë do të duhej ndonjë udhëtim me një destinim ekzotik, nëpër vende të ngrohta dhe me det në këtë periudhë. I pasur në ide dhe fantazi, shigjetari adhuron dhuratat e ndryshme ngatë tjerat. Është një shenjë mjaft kërkuese dhe nuk duron dot shtrëngimet në çdo aspekt të jetës së përditshme as atëherë kur e ka të nevojshme një dhuratë të tillë. BRICJAPI – tepër serioz dhe i ndjeshëm për përsosmëri Bricjapët janë praktikë dhe thelbësorë, adhurojnë objektet, ato për zbukurime, për kuzhinën, për përdorim personal, apo edhe ato të nevojshmet që mund të vendosen në zyrë. Shumë praktikë dhe aspak të tepruar në shijë, bricjapët nuk duan luksin në një dhuratë por dobishmërinë e tyre. UJORI – dëshiron të jetë i përkëdhelur dhe kërkon kujdes Ujorët janë të paparashikueshëm dhe me fantazi. Janë të interesuar në teknologji dhe zhvillimet shkencore, por nuk lënë mbrapa edhe ato artistike. Gjithçka e cila do të shfaqet si e pazakontë, mund të hyjë në shijet e tyre dhe do t’i bëjë ata entuziastë. Kujdes të mos i dhuroni asnjë gjë e cila të jetë tradicionale. Synoni tek telefonat, kompjuterët, pikturat, librat. PESHQIT – të butë dhe të kujdesshëm, kanë shpirt të vërtetë artisti Peshqit ëndërrimtarë dhe sentimentalistë janë të aftë të zhvillojnë një sens të fortë miqësie. Më shumë se materializmin, ata vlerësojnë idenë e dhuratës. Ata e cilësojnë veçanërisht të rëndësishme që dikush të mendojë t’ju dhurojë atyre diçka. Edhe pse dinë sit ë jenë diplomat dhe delikatë në të njëjtën kohë, kanë gusto pak sit ë vështira. Vlerësojnë objektet artistike, librat, pikturat. |
Lajmet e fundit, Muzike Shqip, Humor, Big Brother, Kuriozitete, Video Shqiptare, Chat Shqip, Foto, Fjalor. News in ...
Friday, December 27, 2013
Dhuratë ideale për secilën shenjë të Horoskopit 2014
Monday, December 23, 2013
Një 86-vjeçar fiton seks me 2 prostituta, mbytet me mish
|
Saturday, December 21, 2013
Françeska: Marr oferta me shumë zero, vetëm për një natë
Françeska, sa kohë ke që punon në një lokal nate? Po bëj gati një vit që punoj natën. Është një punë që përveçse më sjell goxha fitime monetare, më dhuron dhe kënaqësi. E bëj me qejf! Në cilën orë fillon dhe mbaron puna jote? Puna ime fillon rreth orës 12 të natës dhe zakonisht mbaron diku rreth orës 4:00 të mëngjesit. Është e lodhshme të jesh menaxhere e një lokali me muzikë ‘live’? Jo, nuk është fare e lodhshme. Shpesh unë mezi pres që të shkoj në punë. Madje edhe në ditët që jam pushim, e frekuentoj “Amsterdamin” për qejf me shoqet e mia. Më pëlqejnë ambienti, muzika, njerëzit që janë aty. Tashmë ndihem midis miqsh kur shkoj atje, ndaj as nuk e shoh si vend pune. A paragjykohet një femër që bën punën tënde? Jemi në Shqipëri dhe normalisht që paragjykohet, jo vetëm kur punon në një lokal nate, por edhe kur thjesht e frekuenton. Megjithatë, mua më duket sikur sa më shumë kalon koha, këto paragjykime pakësohen. Kur dëgjon që një femër punon në një lokal nate, mund të mos tingëllojë mirë dhe njerëzit mendojnë kushedi çfarë. Por kur vetë fillojnë të dalin, bëhen klientë dhe e shohin ambientin me sytë e tyre, kuptojnë që s’ka asgjë të keqe. Përkundrazi, lokalet e natës të japin mundësinë të argëtohesh, s’mund të jenë vende të këqija (qesh). Gjithsesi unë besoj që të paktën të rinjtë nuk paragjykojnë, ose të paktën kështu shpresoj. E ke të mirë rrogën? Nuk qahem (qesh). Për të plotësuar të gjitha nevojat e mia më mjafton. Madje më lejon t’i plotësoj vetes edhe ca privilegje të vogla. Është një rrogë e kënaqshme. Zakonisht cilat mosha e frekuentojnë “Amsterdamin”? Vijnë njerëz të moshave të ndryshme, sepse muzikën ‘live’ të gjithë e pëlqejnë. Mirëpo klientët më besnikë janë rinia, kryesisht të rinj nga mosha 20-30 vjeç. Vijnë njerëz me shumë lekë? Po, në fakt vijnë njerëz me shumë lekë, që gjejnë veten në atë ambient. Por lokali frekuentohet shumë edhe nga shtresa mesatare, të cilët po ashtu kënaqen. Ne sigurisht që i presim dhe i respektojmë të gjithë njësoj. Klientë besnikë janë edhe disa personazhe publike. VIP-at nuk mungojnë kurrë. Të ngacmojnë klientët? Ne femrat na ngacmojnë kudo, jo vetëm në lokale. Normalisht që edhe mua më ngacmojnë. Më shumë mund të them se më komplimentojnë (qesh). Po pasi kanë pirë disa gota? Edhe pasi kanë pirë nuk është se ndodh ndonjë gjë. Në përgjithësi klientela është shumë e mirë. Por edhe sikur të ketë ndonjë problem sado të vogël, kemi një ‘security’ të mrekullueshme. Çunat që kujdesen për sigurinë, rrinë në gatishmëri për çdo gjë që mund të ndodhë. Ka nga ata që vijnë vetëm për të të parë ty? Po. Ka nga ata që vijnë për mua sepse janë miqtë e mi. Ka edhe nga ata që vijnë vetëm për të më parë, por që më vonë bëhen po ashtu miq me mua (qesh). Ka bërë ndonjëri prej tyre ndonjë “çmenduri” që të rrijë me ty? “Çmenduri” nuk do thoja. Kanë bërë edhe aty të njëjtat gjëra që më bëjnë kudo (qesh). Po ndonjë propozim të padenjë, të tipit ‘ofertë me shumë zero vetëm për një natë’, ke marrë? (Qesh) Kam marrë, në fakt. Ka ndodhur që më kanë bërë një ofertë me shumë zero vetëm për të kaluar një natë me mua. Sigurisht që unë nuk i kam marrë në konsideratë dhe kam refuzuar. Ti, ke një të dashur apo je beqare? Jo. Për momentin jam shumë në rregull me shkollën dhe me punën. Nuk ka ç’më duhet i dashuri (qesh). Ka diçka që ti do të na e thuash e ne nuk të pyetëm? Ju mirëpres kur të doni në ambientin ku punoj. Gjithashtu ju ftoj për 20-vjetorin tim, sepse pas pak ditësh kam ditëlindjen. Nëse doni, mund të merrni edhe nga një dhuratë me vete (qesh). |
Saturday, December 14, 2013
Zbardhet motivi i eksplozivit ne Kryeministri;
Zbardhet motivi i eksplozivit ne Kryeministri; Qytetare te pergjegjshem te vendit, pasi kishin degjuar se ne ndertese ishin bere nderhyrje, pa leje nga Bashkia e Tiranes, si psh heqja e murit rrethues, vendosi te hidhte ne ere godinen.
Saturday, November 30, 2013
Aplikimi big brother Albania 7
Ka filluar
aplikimi per sezionin e spektakolit te shumepritur bigbrother Albania 7. Per te aplikuar ne sezionin e shtate te big brother Albania ju mjaftojne 2 minuta per te plotesuar formularin,te cilin do ta gjeni kete faqe Aplikoni tani http://www.top-channel.tv/aplikime7.php
aplikimi per sezionin e spektakolit te shumepritur bigbrother Albania 7. Per te aplikuar ne sezionin e shtate te big brother Albania ju mjaftojne 2 minuta per te plotesuar formularin,te cilin do ta gjeni kete faqe Aplikoni tani http://www.top-channel.tv/aplikime7.php
Thursday, November 28, 2013
Arbana Osmani është shtatzënë
Është duke shijuar suksesin e librit të saj të parë “Receta për njerëzit që dua”, i cili pritet të ribotohet për shkak të kërkesave të mëdha që ka për të.
Po flasim për Arbana Osmanin, prezantuesen e Big Brother dhe E Diell në Top Channel, e cila duket se po shijon një moment të veçantë në jetën e saj private, shtatzaninë.
Dyshimet i sjell një fotografi e postuar në Instagram, nga mikesha e saj, balerina Ola Hasani, e cila i ka vendosur edhe dorën në bark. E pyetur nga një nga miqtë e saj për një shtatzani të mundshme të Arbanës, Ola i është përgjigjur me buzëqeshje, duke e konfirmuar në një farë mënyre.
Vetëm disa muaj më parë, mediat spekuluan për një shtatzani të mundshme, por lajmi u hodh poshtë menjëherë nga Arbana.
Sunday, November 24, 2013
S'ka meshkuj për Marinën!? E propozon...Luana! 23 Nën
Në këtë fotografi të postuar së fundi, Luana Vjollca është vënë në rolin e një mashkulli duke propozuar të motrën. | ||||||
| ||||||
Pse jo, ndiqen në çdo moment në veprimet e tyre dhe i ndajnë personalisht statuset dhe mesazhet e fotot me ndjekësit. Në këtë fotografi të postuar së fundi, Luana Vjollca është vënë në rolin e një mashkulli duke propozuar të motrën Marina. Mos ndoshta nuk ka meshkuj të denjë për Marinën?
|
“Kënga Magjike” para finales, 10 këngët më të klikuara
Tashmë prezantimi i këngëve pjesëmarrëse në edicionin e 15-të të festivalit “Kënga Magjike” i është afruar fundit, një javë para netëve finale që priten të organizohen në datat 27, 28, 29 në “Pallatin e Kongreseve” në Tiranë. Gjatë programit “E Diela Shqiptare” janë prezantuar këngët në 10 javë, ndërsa me konkurruesit e fundit do të njihemi nesër në “Tv Klan”. Kjo garë duket se rezervon surpriza, pasi parashikohet të jetë e fortë midis 45 këngëtarëve që do të kalojnë në gjysmëfinale e që do të votojnë edhe këtë vit për njëri-tjetrin. Natyrisht që si gjithnjë artistëve do t’u duhet të votojnë hapur miqtë apo kundërshtarët e tyre, votim që duhet ta mendojnë mirë për të mos krijuar hatërmbetje më pas. Por sigurisht që ky është ndër momentet më të nxehta të garës, që në fund të fundit do të zgjedhë vetëm një fitues. Nga ky votim do të dalin 20 këngët finaliste në natën e fundit. Ndërkohë që në “Pallatin e Kongreseve” vazhdon puna intensive për ndërtimin e skenografisë gjigante të Gaetano Castelli-t, po sjellim një renditje të këngëve më të klikuara në youtube. Duke marrë parasysh faktorin kohë të këngëve të prezantuara nga java e parë deri te java e dhjetë, më poshtë sjellim një mesatare të klasifikimit të këngëve më të pëlqyera deri tani nga publiku. Duket se gara këtë vit bëhet mes këngëtareve BIG, të cilat këtë herë konkurrojnë ndaj mikeshave të tyre të ngushta në jetë, siç janë: Rovena Dilo e Jonida Maliqi, Rozana Radi e Era Rusi, apo Manjola Nallbani, Besa Kokëdhima, Mihrije Braha, Mariza Ikonomi, Ronela Hajati, Jehona Sopi, Olta Boka, Xhejsi Jorgaqi, Sheila Haxhiraj, Blerina Braka. Nga ana tjetër, gara sipas klikimeve mes këngëtarëve meshkuj duket më e butë, mes të cilëve përmendim: Bojken Lako, Stefi&Endri Prifti, Gjergj Leka, Dren Abazi, Devis Xherahu, Mark Marku, grupi “Lynx”, Erik Lloshi, Gjergj Kaçinari etj. Në këtë edicion të 15-të të “Kënga Magjike” shumë prej këngëtarëve të njohur erdhën ndryshe me perfomancat e tyre në këtë garë. Se si do e votojnë ata njëri-tjetrin kjo mbetet për t’u zbuluar, ndaj paraprakisht le të shohim shijet e publikut me klikimet në youtube dhe si do të mund t’i votonte ai:
Lista e këngëve më të klikuara
1. XHEJSI JORGAQI
& ÇARTANI me
“Vetëm kujtohu”
Muzika: Ermir Buçpapaj
Tekst: Judovnik Boshnjaku
2.RONELA HAJATI
“Mos ma lsho”
Muzika: Elgit Doda
Tekst: Ronela Hajati
3. SHEILA HAXHIRAJ
”Të ndiej”
Muzika & teksti:
Sheila Haxhiraj
4. JONIDA MALIQI “Ti”
Muzika: Kledi Bahiti
Teksi: Olti Curri
5. MIHRIJE BRAHA
“Hajde nesër”
Muzika: Armend Rexhepagiq
Teksti: Aida Baraku
6. BESA “Tatuazh në zemër”
Muzika: Darko Dimitrov
Teksti: Alban Skënderaj
7. ROVENA DILO “Ne do puthemi”
Muzika: Armend Rexhepagiq
Teksti: Aida Baraku
8. ROZANA RADI “Bekim”
Muzika: Adi Hila
Teksti: Adi Hila
9. JEHONA SOPI
“Të shkuara”
Muzika: Armend Rexhepagiq
Teksti: Aida Baraku
10. MANJOLA NALLBANI “Vetëm unë”
Muzika: Florjan Mumajesi
Teksti: Florjan Mumajesi
Të tjera këngë të klikuara dhe emrat BIG me më pak klikimeDiferencën me më shumë klikime e ka bërë dhe Adelina Thaqi me “Po u mërzite”, Rudina Delia ft Kitio me “Temperaturë”, Era Rusi & GBMC me këngën “Gjuju”, Olta Boka “E fundit Tango”, Eltina & Ardit ft Tiri me “Mos shko”, Semi Japupaj me “Vetëm”, “Natyral girls” me “Just wanna have fun”, Xhesika Polo me “Dashuri që vret”, Elia me ”Ëndrra jonë”, Blerina Braka me “Fryma ime”. Më pak të klikuarat rezultojnë të jenë Mariza Ikonomi me “Destinacion” dhe Xhoi me “Ndiej”
Saturday, November 16, 2013
Olta e “BB3” hedh në gjyq spitalin privat ku kreu ndërhyrje në gjoks
Edhe pse kanë kaluar më shumë se tri vite nga pjesëmarrja e saj në “Big Brother 3”, ku u bë e njohur, natyrisht që nuk e keni harruar Olta Shetën, vajza e cila trazoi ujërat në atë shtëpi me lojën e saj mes çiftit Erion dhe Bertina. Këto vite Olta ka preferuar të qëndrojë larg medies, edhe për faktin se nuk ka mundur të depërtojë dot në botën e televizionit, një terren që ka rezultuar në shumicën e rasteve i pamundur për personazhet që dalin nga ky “reality show”. E gjithsesi, për linjat ajo vazhdon të kujdeset, duke guxuar edhe me ndërhyrje plastike. E ndryshe nga shumica e vajzave që kërkojnë të zmadhojnë kosin me anë të ndërhyrjes plastike, Olta ka kërkuar ta zvogëlojë atë për të qenë më rehat në plazh me bikini. Por në vend që operacioni t’ia thjeshtonte punën, rezultati jo i mirë në estetikën e tij pas ndërhyrjes e ka detyruar Oltën të mos mund të zhvishej fare këtë verë. Nuk dimë detaje se çfarë i është dukur keq Oltës në gjoksin e saj të ri, por një nga problemet e evidentuara nga ajo janë shenjat e dukshme të bisturisë. Olta ka vendosur të hapë një proces gjyqësor ndaj spitalit privat ku kreu ndërhyrjen dhe ku do të kërkojë dëmshpërblim në para për dëmin e shkaktuar, ose një rindërhyrje falas për të arritur rezultatin e pretenduar nga ana e saj. Avokati që do e mbrojë në këtë çështje në Gjykatë, z.Idajet Beqiri, tha për gazetën “Panorama”: “Po, është e vërtetë që i jemi drejtuar Gjykatës për t’i kërkuar spitalit që kreu ndërhyrjen që t’i shpërblejë klientes që unë përfaqësoj dëmin e rëndësishëm moral e financiar dhe shqetësimin shpirtëror që i është shkaktuar Olta Shetës”. Ndërhyrjet plastike në gjoks te vajzat e njohura tashmë janë kthyer në modë. Edhe pse vendosin ta ribëjnë gjoksin, shumica e tyre nuk e pranojnë publikisht këtë fakt, duke e konsideruar ende një tabu. Pas daljes nga “BB”, Olta deklaroi në media se vendos vetë për zgjedhjet e saj, edhe pse këshillohet fillimisht me familjarët për çështje të tilla kaq delikate.
Saturday, November 9, 2013
Bleona publikon videon seksi në dush Bleona do t’i shtojë muzikës amerikane klasin e saj, duke postuar video private seksi.
Strategjia e saj e marketingut për t’u bërë e njohur në Amerikë tashmë e ka kapërcyer me kohë profilin e një këngëtareje si Bleona Qerreti, e cila në të gjitha intervistat mediatike deklaron se ambicia e saj e madhe është të bëhet e njohur si këngëtare pop-i në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por Bleona, tashmë në prag të moshës 35 vjeç, duket se ende nuk e ka ndarë mendjen nëse duhet të jetë një këngëtare skene apo thjesht një femër provokuese. Pas disa fotove në internet ku shfaqej nudo, të postuara nga vetë këngëtarja në profilet e saj zyrtare në facebook, ajo pak ditë më parë ka tërhequr vëmendjen e fansave të saj me një video të nxehtë, ku shfaqet në dush duke u masturbuar. Videoja që është hedhur po ashtu nga vetë Qerreti më 5 nëntor në kanalin e saj në youtube, zgjat 2-3 minuta. Në këto pak ditë videoja ka mundur të marrë mbi 30 mijë klikime. Në të Bleona shfaq sensualitetin e saj, duke tërhequr edhe një herë vëmendjen pas disa fotove që postoi pak muaj më parë e zhytur në një vaskë. Kjo video vjen pas një deklarate të Bleonës në programin “Vizioni i Pasdites” në “Vizion Plus” në një intervistë në skype, ku Bleona pohoi nga shtëpia e saj në Miami se aktualisht jetonte me prindërit. Duke folur për jetën e saj dhe përpjekjet për t’u futur në tregun muzikor amerikan, Bleona bëri një përshkrim të jetës që bën në Shtetet e Bashkuara, duke e paraqitur si një jetë shumë intensive. ”Këtu kam ardhur për të punuar, dhe tashmë e kam kaluar atë fazën e jetës luksoze dhe qejfeve nëpër restorante apo argëtimit të tepruar. Rituali im i përditshëm nis në orën 11:00-12:00 paradite me konsumimin e kafes dhe një lëngu jeshil që ma përgatit mami sipas një recete të saj, pastaj bëj fitnes, komunikoj në skype me profesorin e Kantos 5 orë në ditë, më kalojnë me shkëmbimin email-eve, dhe më pas vazhdoj me takime të shumta, deri sa kthehem në darkë e lodhur në shtëpi”, tha ajo duke iu përgjigjur pyetjes nëse bënte jetë luksi ose jo në SHBA. Për sa i përket karrierës muzikore, qëllimi se pse ndodhet atje, ajo pohoi: ”Dua që muzikës pop amerikane t’i shtoj klasin tim”. Gjithashtu në këtë intervistë Bleona i është përgjigjur me ironi pyetjes në lidhje me Gani Bardhën, bashkëshortin e saj. “A po më pyesni për Skënderbeun?!”-u kundërpërgjigj ajo me humor. Po, shumë mirë është, sot në mëngjes fola me të në telefon dhe më tha që po rinovon një dyqan të tij. Mirë është dhe do ju informoj për çdo gjë të tij”, përfundoi Bleona. Promovimi i kanalit të saj në youtube me një klip që nuk ka lidhje me një aktivitet muzikor, tregon se Bleona akoma është konfuze për prioritetet e saj.
Saturday, October 26, 2013
Françeska kësaj here guxon me prekje intime
Përfundimisht fotografitë e bëjnë të ndihet në qiellin e shtatë Françeska Jaçen, vajzën nga Vlora, që spikati për pamjen dhe tipin e saj në “Big Brother 6”. 20-vjeçarja bionde, pas ekspozimit të linjave të saj të bukura në foto artistike, ku shfaqej gjysmë e zhveshur në prani edhe të një vajze tjetër, këtë herë ka guxuar edhe më shumë. Në një set fotografish për revistën “Kosovarja”, të realizuara nga fotografi Juxhin Kurti, Françeska paraqitet në një foto me fustan të bardhë, ndërsa provokon me prekje në gjoks. Nuk është hera e parë që Françeska ngacmon fantazinë e fansave të saj me foto të tilla, duke guxuar si rrallë vajza që bënë karrierë në fushën e modës. Një vit më parë, Françeska Jaçe provoi fustanin e nusërisë në një sfilatë të “Geraldina Sposa”, ndërsa para disa ditësh ajo kishte realizuar një set të veçantë fotografish, ku pozonte me vello të zezë.
Pse kthimi në orën diellore i bën mirë edhe zemrës?
Në mënyrë te veçante, te hënën kur normalisht vihet re një rritje e frekuencës se sëmundjeve kardiovaskulare, ne ditën e pare pas ndryshimit te orës diellore, përkundrazi, vihet re një rënie ne masën 10% te tyre. | ||||
Rikthim ne orën diellore duket se i bën mire jo vetëm humorit, pasi do te qëndrojmë ne shtrat edhe një ore me shume, jo vetëm xhepit, për shkak te shpenzimit me te ulet te energjisë, por është konstatuar se kjo i bën mire edhe sistemit kardiovaskular.
Para se gjithash, kjo bamirësi i detyrohet orëve me te gjata te gjumit. Kjo është deklaruar edhe ne kongresin ndërkombëtar, ku është evidentuar një lidhje shkakësore ndërmjet gjumit, kohëzgjatjes, por edhe cilësisë se tij dhe sëmundjeve kardiovaskulare ne përgjithësi. Historikisht te hënave pas kalimit nga ora diellore ne orën verore, përkundrazi vërehet një frekuence e rritur e sëmundjeve te këtij sistemi. Kjo i detyrohet se pari zvogëlimit te orëve te gjumit deri ne adaptimin e orës se kohës me orën biologjike te trupit. |
Saturday, September 21, 2013
50 këshilla për t’u bërë të pasur
50 këshilla për t’u bërë të pasur
Dëshira e çdo kujt do të ishte të kishte një shtëpi të rehatshme, një familje të shëndoshë, një punë të mirë dhe të ardhura sa më të larta. Por të kesh të ardhura të mjaftueshme dhe të mos i menaxhosh ato në mënyrën e duhur, do të ishte diçka negative. Të investosh për nevojat e tua personale, për të ardhurat familjarë, apo për shkollimin e fëmijëve të tu, sigurimin e shëndetit, apo edhe për pleqërinë që nganjëherë e mendojmë të largët; do vërtet pak taktikë e zgjuarsi. Për këtë në suplementin e sotëm në “Tirana Observer” ju do të mësoni plot 50 këshilla e mënyra të efektshme për t’u pasuruar dhe për të kursyer në mënyrë të leverdishme të ardhurat tuaja. Objektivi juaj duhet të jetë ai i të kursyerit të parave dhe jo mënyra se si t’i shpenzoni ato. Gjithmonë e më shpesh bizneset e reja po hapen gati pa asnjë lek të kursyer, duke marrë hua në bankë apo tek të njohurit. Kur hap një biznes të ri optimizmi është i lartë dhe mendohet se borxhet do të paguhen me të ardhurat nga biznesi. Por, zakonisht duhen muaj apo edhe më shumë se një vit për të pasur fitim. Kështu që shpejt mund të fillojnë problemet, sidomos në rastin e një huaje bankare ku duhet të shlyesh këstet periodike. Këshilla e ekspertëve është që të kurseni sa më shumë para, që të keni mundësi përpara se t’i hyni një biznesi. Mundësisht të gjitha shpenzimet për një vit. Edhe nëse do të keni të ardhura, përsëri do ju duhen për shpenzimet shtesë për të rritur kapacitetin apo detyrime dhe shpenzime të paparashikuara.
****
Disa këshilla për ata që kanë para
Nëse doni të fitoni shumë, duhet që edhe të rrezikoni shumë. Ndoshta fati iu ka përkëdhelur dhe fitoni më shumë se sa shpenzoni, ose ndoshta sapo iu ka rënë në dorë një shumë e madhe parash dhe doni ti investoni. Të derdhësh paratë e tua në një investim goxha të madh është veprim me mend, vetëm se duhet të dish të jesh gati për të tatëpjetat sikurse edhe të përpjetat. Nëse pranoni të rrezikoni, ja ku janë shtatë strategji që duhet t’i keni parasysh.
1- Përqendrohu
Shumëllojshmëria në prodhim (më qartë: portofoli i diversifikuar ose pasja e disa bizneseve njëherazi) është e rëndësishme pasi zvogëlon rrezikun. Por vjen koha kur mund të duash të zvogëlosh gamën e shumëllojshmërisë duke përqendruar një pjesë të madhe të rrezikut vetëm në një sektor. “Nëse kërkon të fitosh më shumë se sa mesatarja e zakonshme e arritshme, mënyra e vetme për ta arritur është duke zvogëluar shumëllojshmërinë”, – thotë Jordan Kimmel, president i Magnet Investment Group në SHBA
2-Merrni kredi
Një mënyrë e shpejtë është të marrësh para hua për investimin tënd. Në SHBA kjo zakonisht bëhet nëpërmjet një llogarie me përqindje nga një firmë ndërmjetëse, por vende të ndryshme kanë mënyra të ndryshme. Tim Filips nga Philips&Co, (një firmë që menaxhon pasuritë në Portland) sugjeron se një hua e arsyeshme është një mënyrë me të cilën klientët mund të rrisin fitimet e tyre. Por duhet të tregohen të kujdesshëm. Kredia të sjell fitim nga para të cilat nuk i kishe fare, por sjell me vete edhe një rrezik të madh. Përdoruesit e huave me përqindje duhet të dinë se një rënie në vlerë e investimit, do të ndikoje direkt tek përqindja e huasë, duke sjellë nevojën për më shumë kapital. Investuesit që nuk mund të paguajnë, mund të falimentojnë.
3-Gjuani okazionet
Ashtu si thuhet nga një shprehje amerikane: të duash më të dobëtin mund të duket e vështirë, por ndonjëherë nga kjo fiton më shumë. Për këtë arsye Filips rekomandon që investuesit të kenë parasysh rastet e obligacioneve të huamarrjes si p.sh., obligacionet e nxjerra nga kompani që janë në prag të falimentimit ose aksione në bankë që kanë vlerën e pronave të paluajtshme. “Përpiqemi të gjejmë raste që bazohen tek intuita e fortë dhe tek përgjigje emocionale ekstreme”. Kjo është e rrezikshme sepse duhet të ketë një arsye se pse një investim është kaq i lirë, dhe nëse çmimi i ulët është një funksion ndjenjash dhe jo parimesh bazë, atëherë shlyerja mund të jetë mjaft e madhe.
4-Jo vetëm firmat e njohura
Shumë investues ndjehen më të sigurt me diçka të njohur. Por fakti që del në treg nën një emër të panjohur nuk do të thotë fare se investimi nuk ishte i mirë. Kimel rekomandon që investuesit të gjejnë kompani të cilat rrisin të ardhurat me 20% ose më tepër në vit duke rritur përqindjen e fitimit me 5% ose më shumë. Vetëm pak kompani mund t’i përmbushin këto kritere, – thotë ai dhe është e vështirë t’i gjesh. Duhet të pranosh të kesh edhe kompani që nuk janë shumë të njohura, thotë Kimel. Fitimi që ato sjellin sigurisht që të ngroh më tepër sesa emri i ndonjë firme të madhe. Në fund të fundit doni të bëni emër apo para?
5-Merrni parasysh mallrat e konsumit të gjerë
Me një ekonomi botërore gjithnjë e ne rritje, edhe kërkesa për mallrat e konsumit të gjerë si vaji, pambuku e misri, do të vijë në rritje. Investuesit e vegjël mund të përfshihen në kërkesën globale në rritje të këtyre mallrave duke shkëmbyer fonde që do përfshijnë këto mallra. “India dhe Kina do të jenë kombe që do konsumojnë,” thotë Tiku. Ai flet për projekte masive në infrastrukturë në vendet në zhvillim dhe për përhapjen e tendencës për t’u pasuruar nga njerëz që kanë vuajtur gjatë në varfëri. ”Gjithçka flet për një rritje marramendëse,” thotë ai. E gjitha kjo lidhet me planet afatgjata. Çmimet e mallrave të konsumit mund të jenë të paqëndrueshme në planin afatshkurtër për shkak të kushteve të paparashikueshme atmosferike, luhatjeve të rritjes së tregtisë dhe shkëmbimeve. Investuesit në planin afatgjatë duhet të tregohen të duruar në kapërcimin e vështirësive.
6-Studioje tregun
Sa më shumë të rrezikosh, aq më shumë punë do të kesh. Pasi të jesh menduar mirë do të zbulosh më tepër mundësi për të shtuar rrezikun dhe gjithashtu edhe fitimin në kapitalin tuaj. Këshilla e bosit të çelikut, Andrew Carnegie, ishte se s’ka problem nëse i fut të gjitha vezët në një shportë për aq kohë sa e ruan shportën me mjaft kujdes. Kur mund ta ruash shportën vetë është mjaft mirë, po kur nuk mundesh? Në këtë rast Phillips u sugjeron këtyre investuesve të gjejnë menaxherë parash të cilët mund të studiojnë tregun e të zgjedhin investimet.
7-Investoni me kujdes
Edhe një gjë tjetër: nëse në kapitalin tuaj nuk keni pasuri të tilla si blerje me leverdi, fitime nga tregjet e reja ose mallrat e konsumit, t’ia shtosh këto kapitalit tënd në mënyrë të matur mund të zvogëlojë rrezikun e të rrisë fitimin falë mrekullisë së shumëllojshmërisë. Po japim një shembull: Le të themi se pjesa më e madhe e parave tuaja janë ne Bonot e Thesarit, që është një investim mjaft konservativ. I vetmi rrezik real në këtë rast është mundësia që inflacioni ose një rënie në vlerën e monedhës (ngjarje që ndodhin njëra pas tjetrës) do të prishte vlerën e fitimit nga bonot. Le të mendojmë sikur kemi marrë 15% të këtyre parave dhe kemi blerë aksione në një sërë kompanish në rritje në Evropë ose Azi. Atëherë a është rritur apo ka rënë rreziku në total? Shumë profesionistë ne fushën e investimeve do të thoshin se ka rënë, ndërsa fitimi i mundshëm është rritur.
8-Kapni fitimet nga punëdhënësi juaj
Nëse ju e keni një punë dhe i përkushtoheni plotësisht asaj, atëherë një pjesë të fitimeve tuaja, të paktën 6 për qind investojini për kualifikimin tuaj. Sidomos në rastet kur ju merrni shpërblime nga punëdhënësi juaj, duhet t’i investoni ato në diçka pozitive. Nëse nuk ju pëlqen të investoni për kualifikimin tuaj në punë, atëherë kontribuoni në një aspekt tjetër, sepse në këtë mënyrë të ardhurat tuaja do të investohen në diçka që do vlejë për ju në të ardhmen.
9-Grumbulloni të ardhurat
Nëse ju do të doni t’i shpëtoni taksave dhe detyrimeve bankare, atëherë grumbulloni të ardhurat tuaja, në kushtet e shtëpisë. Në këtë mënyrë nëse ju doni lek kesh, në dorë, atëherë do ta keni shumë të lehtë për t’i marrë sa herë ju nevojiten. Nëse ju i kurseni të ardhurat tuaja, atëherë do të jetë një ndjesi pozitive që do ta kuptoni me kalimin e viteve. Por nëse ju nuk doni që të keni lekë kesh, por do të doni t’i depozitoni ato, atëherë drejtohuni nëpër banka me interesa të leverdishme.
10-Krijoni një llogari me interesa të leverdishme
Zgjidhja më e zgjuar në ditët e sotme është për të hapur një llogari me interesa të leverdishme për të ardhurat tuaja familjare. Në këtë mënyrë ju do të mund të tërhiqni interesat në rast nevojë, dhe të mos dëmtoni depozitat tuaja. Në varësi të depozitave tuaja ju mund të fitoni dhe normat e interesit, çka do t’ju nxisë të rrisni depozitat tuaja. Depozitojini të ardhurat tuaja në një bankë më interesa të leverdishme, dhe të jini të sigurt se në këtë mënyrë do të keni gjithmonë në kontroll pasurinë tuaj bankare.
11. Si të pasuroheni me bizneset e reja
Zakonisht duhen muaj apo edhe më shumë se një vit për të pasur fitim. Kurse sa më shumë para që të mundesh para se të fillosh. Gjithmonë e më shpesh bizneset e reja po hapen gati pa asnjë lek të kursyer, duke marrë hua në bankë apo tek të njohurit. Kur hap një biznes të ri optimizmi është i lartë dhe mendohet se borxhet do të paguhen me të ardhurat nga biznesi. Por, zakonisht duhen muaj apo edhe më shumë se një vit për të pasur fitim. Kështu që shpejt mund të fillojnë problemet, sidomos në rastin e një huaje bankare ku duhet të shlyesh këstet periodike. Këshilla e ekspertëve është që të kurseni sa më shumë para, që të keni mundësi përpara se ti hyni një biznesi. Mundësisht të gjitha shpenzimet për një vit, pasi ka shumë mundësi që të mos nxirrni ndonjë fitim të madh për vitin e parë. Edhe nëse do të keni të ardhura, përsëri do ju duhen për shpenzimet shtesë për të rritur kapacitetin apo detyrime dhe shpenzime të paparashikuara.
12- Bëji llogaritë mirë
Mendo edhe detajet. Mos merr me qira ambiente që nuk të nevojiten dhe mos punëso askënd të cilin nuk ke mundësi që ti japësh punë gjatë të gjithë orarit që do e paguash. Të marrësh punonjës me kohë të pjesshme nuk është ide e keqe. Nëse mban shpenzimet në nivele të ulëta, atëherë gabimet që mund të bësh nuk do të kenë pasoja të pakthyeshme.
13-Mbro pasurinë personale
Kur hyn në biznes zakonisht mban vetë përgjegjësi për të gjitha detyrimet që mund të lindin, siç mund të jenë taksat, kredia, qiraja, detyrimet për furnitorët dhe gjobat e mundshme. Për të paguar këto detyrime mund të humbësh edhe asetet personale, si makinën apo shtëpinë. Por për ti shpëtuar rrezikut të humbjes së makinës apo shtëpisë është më e mira të krijoni një firmë me përgjegjësi të kufizuar.
14-Kupto si dhe kur do të arrish fitim
Duhet të shprehësh në disa fjali se si planifikon të nxjerrësh fitim. Duhet të llogarisni kostot, inventarët që ju duhen, pagesat për qiranë, pagat e punonjësve dhe një listë me kosto të tjera shtesë. Pasi të keni bërë llogaritë e shpenzimeve, mund të gjykoni se sa duhet të shisni në muaj dhe me çfarë çmimi për të mbuluar shpenzimet dhe për të pasur fitim.
15-Shkruani një plan biznesi, s’ka rëndësi sesa të shkurtër
Llogaritja e kostove dhe të ardhurave të parashikuara, është hapi i parë në një plan biznesi. Krijimi i një plani biznesi ju mundëson të përcaktoni se cilat do të jenë kostot e duhura dhe cilat janë strategjitë tuaja të marketingut (pra, si do të arrini të shisni tek klientët). Nëse nuk arrini t’i shkruani dot në letër planet tuaja, do ta keni edhe më të vështirë akoma që t’i ktheni në realitet.
16- Kini kujdes konkurrencën dhe jini vetë konkurrentë të ashpër
Të jesh konkurrent është pjesa më e rëndësishme në biznes. Për këtë duhet të njohësh konkurrentët e tu, të bësh një produkt që është e vështirë ose e pamundur të imitohet, të prodhosh dhe shpërndash produktin në mënyrë më eficiente, të gjesh një vendndodhje më të mirë ose të ofrosh një shërbim superior ndaj klientëve. Një tjetër gjë e rëndësishme është të reagosh shumë shpejt ndaj informacioneve të marra. Sapo të kuptosh se biznesi juaj përballet me ndonjë problem, duhet të bëni një plan për ta zgjidhur menjëherë.
17-Bëjini të gjitha marrëveshjet me shkrim
Kontratat dhe marrëveshjet e tjera është shumë e rëndësishme të bëhen me shkrim dhe sipas ligjit. Kjo pasi marrëveshjet gojore apo më keq akoma, në telefon, është ë vështirë, për të mos thënë e pamundur që të provohen. Po ashtu është shumë e rëndësishme që të ruani të gjitha faturat, pavarësisht në çfarë shume janë, apo sa i zënë me punë do të jeni.
18-Punësoni dhe mbani në punë njerëz të mirë
Qëllimi juaj duhet të jetë të punësoni dhe mbani në punë punonjës të shkëlqyer dhe jo thjesht që të bëjnë punën e caktuar. Një punonjës konkurrues dhe entuziast punon sa për dy dhe ndonjëherë edhe tre persona. Për këtë është shumë e rëndësishme që punonjësit të besojnë se po trajtohen në mënyrë të drejtë dhe se biznesi juaj ka një të ardhme të sigurt.
19-Tregoni kujdes për statusin ligjor të punonjësve
Bëj kujdes të regjistrosh në shtet punonjësit dhe të paguash sigurimet. Kështu që punonjësi do të punojë më i kënaqur dhe nuk do të ketë nevojë të lëvizë në një tjetër vend. Nëse bëni edhe një kontratë do të jetë shumë e vështirë për konkurrencën që ta largojë nga ju. Po ashtu edhe detyrat dhe kushtet e punës duhet të jenë të përcaktuara qartë dhe të pranuara nga të dyja palët.
20- Paguaj faturat dhe taksat në kohë
Në biznes reputacioni është një aset shumë i rëndësishëm dhe për ta ruajtur reputacionin është një strategji shumë e mirë që të paguani faturat në kohë, ose edhe më herët nëse mundeni. Kështu fitoni besim tek klientët, furnitorët dhe bankat.
21- Pasuroni llogarinë tuaj
Edhe nëse jeni të rinj dhe nuk keni të ardhura të larta, fakti që ju mblidhni të ardhurat tuaj tregon se sa të ekonomizuar jeni ju. Depozitimi i të ardhurave në një masë të caktuar do t’iu krijonte mundësinë për të qenë të pavarur ekonomikisht në vitet e ardhshëm. Me kualifikimin tuaj, apo me punësimin e qëndrueshëm, ju do të mundni të rrisni depozitat tuaja, duke rritur shumën e derdhur në llogarinë tuaj. Sigurisht që dëshira për të shpenzuar është e madhe, por fakti se fitimet tuaja janë të mbyllura në një llogari bankare, ju pengon që ju t’i harxhoni jo në mënyrën e duhur.
22- Konsideroni koston e kolegjit
Të fshihni të gjitha të ardhurat tuaja në një llogari bankare do të krijonte mundësinë që një ditë fëmijët tuaj të mund të studionin në shkollat më të mira. Nëse çdo prind do të mund të kursente të ardhurat e duhura për shkollimin e fëmijëve të vet çdo vit, atëherë edhe ata një ditë do t’u kthenin ato. Nëse të ardhurat depozitohen për shkollimin e fëmijëve atëherë ato nuk taksohen gjatë tërheqjes së depozitës. Një familje e mirë dhe me planifikim di si të organizojë të ardhurat e saj dhe t’i investojë ato në mënyrën e duhur.
23- Këmbeni valutën, nëse duhet
Jo të gjitha format e parave kanë të interesa të larta apo më saktë norma të njëjta interesi. Atëherë nuk do të ishte aspak keq nëse do të kthenit të ardhurat tuaja në valutën më të leverdishme. Nëse do të depozitoni të ardhurat tuaja për disa vite, dhe në varësi të zhvillimit ekonomik të vendit, atëherë nuk do të ishte aspak çudi sesi një ditë ju të lumturoheni për zgjidhjen që keni bërë. Do të mjaftonte vetëm tërheqja e interesave në afatin e duhur për të mos cenuar depozitat tuaja, qoftë edhe nëse i keni këmbyer ato në një valutë të caktuar, e cila dominon tregun.
24- Hapni një llogari të ardhurash për shëndetin
Të hapësh një llogari për ruajtjen e të ardhurave për shëndetin tuaj dhe familjes suaj, do të ishte veprimi më i zgjuar dhe më pozitiv. Askush nuk e di se si do vijë e ardhmja dhe duhet të parashikoni gjithçka në një farë mënyre, dhe të jeni të përgatitur për të përballuar problemet dhe situatat e vështira në të cilat mund të ndodhemi. Sigurimi i jetës dhe i familjes suaj është gjithmonë një veprim i nevojshëm. Të kesh një punë të mirë, të ardhura që përballojnë shpenzimet, në një farë mënyrë duhet të krijosh edhe një llogari depozite, sado e dobët të jetë ajo në fillesa.
Si të fitoni punën që ju bën më të pasur
Shpeshherë, mënyra e paraqitjes së dokumenteve apo CV-së ndikon mjaft në prezantimin e parë me punëdhënësin.
25- Si të afroheni te një kompani në të cilën doni të punoni, por nuk ka nxjerrë njoftim për punë?
Mënyra më e mirë është që të krijoni njohje me punonjës të rëndësishëm të kësaj kompanie dhe të paraqisni interes të vazhdueshëm dhe të bini në sy në njohjet që krijoni se jeni mjaft i interesuar për të punuar aty. Mos hezitoni të takoni edhe shefin apo menaxherin e burimeve njerëzore. Mund t’i dërgoni dhe një letër interesi ku t’i tregoni personit të duhur se ju jeni i interesuar për të punuar. Por mos u bëni i bezdisshëm!
26- Çfarë të bëjmë që CV-ja jonë të bjerë në sy?
Në radhë të parë, ju duhet që të siguroheni që CV-ja juaj të jetë e lehtë për t’u lexuar dhe të duket e këndshme. Tregohuni të kujdesshëm, pasi shpesh CV-të janë jo fort të kuptueshme. Ato mjaft herë kanë mangësi në informacion ose duken shumë të pabesueshme. Ju mund të përdorni edhe ngjyra ose lloje shkrimi të veçanta. Por mbani parasysh se punëdhënësit janë më shumë të interesuar për përmbajtjen. Por gjëja më e rëndësishme është që në CV të shihen qartë arritjet tuaja dhe aftësitë që ju bëjnë më të përshtatshmin për vendin e punës që ju kërkoni. Mos e dërgoni kurrë Cv-në në anglisht apo në gjuhë të tjera të huaja. Kjo do të krijojë bezdi dhe mendimin se ju keni nënvlerësim për kompanitë shqiptare dhe se paraqiteni atje nga halli.
27- Cilat janë gabimet kryesore që bëhen kur shkruhet një CV?
Gabimi më i shpeshtë që bëhet në shkrimin e një CV-je është thjesht shkrimi i një liste të punëve të bëra më parë. Fatkeqësisht, kjo metodë e shkrimit të CV-ve është e shpeshtë në Shqipëri. Por përvoja e vendeve të përparuara tregon se nuk është i rëndësishëm vetëm fakti i pasjes së një përvoje pune pranë një kompanie të caktuar. CV-ja duhet të tregojë arritjet që ju keni pasur gjatë punës në vende të ndryshme. Thjesht fakti se ju keni punuar diku në një kompani dhe keni pasur një detyrë të caktuar nuk do të thotë se jeni i kualifikuar për punën e re. Menaxherët dhe administratoret që merren me aplikimin dhe intervistat e punës duhet të kërkojnë arritjet dhe rezultatet e kandidatit pikërisht në punët e mëparshme dhe të mos konsiderojnë thjesht punët. Shpesh në Cv shkruhen gjëra shumë të përgjithshme si p.sh shprehja “njohuri të mira në kompjuter” nuk mjafton apo njohje e programeve bazë të kompjuterit. Ju duhet të thoni programet që dini të përdorni ose aftësitë e menaxhimit të rrjeteve, mirëmbajtën e kompjuterëve, njohuritë më të spikatura dhe ato që nuk i keni.
28- Si të krijomë një rrjet njerëzish që të na ndihmojë në çështjet e punësimit?
Ju duhet të përdorni çdo mënyrë të mundshme. Për këtë mund t’ju ndihmojnë miqtë, familjarët, kushërinjtë, ortakët e biznesit, ish-shokët e klasës etj. Gjithashtu ju duhet të shfrytëzoni çdo situatë që të takoni njerëz të rinj e të bini në sy. Raste të tilla mund të jenë trajnime, punë me kohë të pjesshme, punë vullnetare, pjesëmarrje në organizata jofitimprurëse etj. Kur ju krijohen mundësi të tilla ju duhet t’i shfrytëzoni në maksimum. Prezantoni veten tuaj, lërini t’i kuptoni personit tjetër se çfarë po kërkoni dhe pyeteni nëse mund të takoheni më vonë për të diskutuar për çështje të ndryshme përfshi punësimin tuaj.
29- Kush janë të mirat e të këqijat e punës me kohë të pjesshme, kur jeni në kërkim të një pune me kohë të plotë?
Punët me kohë të pjesshme ju ndihmojnë që të zbusni problemet financiare gjatë kohës që ju kërkoni punë. Gjithashtu ju mund të krijoni njohje, por edhe të zhvilloni zotësitë tuaja, duke fituar përvojë pune. Në qoftë se ju jeni me të vërtetë të mirët, atëherë puna juaj me kohë të pjesshme mund të shndërrohet në një trampolinë për t’u punësuar me kohë të plotë. E vetmja e me të është se puna me kohë të pjesshme ju merr kohë gjatë kërkimit të punës.
30- Si të sillemi në një intervistë pune?
Gjithmonë mendoni si personi që po ju bën intervistën. Mbani parasysh qëllimet që ka ky person për marrjen tuaj në punë. Ju duhet të tregoni që keni aftësitë e duhura dhe motivimin për të punuar në atë detyre. Ju duhet të flisni edhe për përvojat tuaja të kaluara, aftësitë etj.
31- Sa të sinqertë duhet të jemi gjatë një interviste pune?
Sa më të sinqertë që të mundemi. Por me kujdes që të mos jepni informacion që është kundër jush. Kjo varet edhe nga tipi i pyetjeve që ju bëhen. Në vendin tonë, përgjithësisht, intervistuesit për punë nuk janë shumë zhbirues. Por kjo mund të jetë edhe në dëmin tuaj, pasi nuk dalin në pah të gjitha elementet pro jush që duhen për të fituar vendin e punës që dëshironi. Në qoftë se punëmarrësit janë të huaj, kujdesi duhet të jetë më i madh. Duhet pasur kujdes që të mos zbulohen gjëra të pavërteta. Kjo do t’ju bëjë të dukeni mashtrues edhe nëse thoni të vërtetën.
32- Si t’ia bëjmë kur na thonë “je tepër i kualifikuar për këtë punë”?
Kur një punëmarrës ju thotë që jeni tepër i kualifikuar, shqetësimi i tyre është nëse me të vërtetë jeni i interesuar për atë vend pune. Një tjetër arsye është për të provuar motivimin tuaj për atë detyrë, megjithëse paga e privilegjet do të jenë më të ulëta se ato që përshtaten me kualifikimet tuaja në tregun e punës. Në vend që të, diskutoni për këtë çështje ju duhet të tregoni se shqetësimet e personit nuk qëndrojnë. Punëdhënësit tuaj të ardhshëm duhet t’i tregoni se ju jeni me të vërtetë të motivuar dhe se pagesa nuk është gjëja më rëndësishme. Ju duhet të tregoni edhe se duke ju marrë ju në punë, kompanisë i rritet vlera e saj. Kjo pasi rritet një nga asetet më të rëndësishme të një kompanie; cilësia e burimeve njerëzore.
Konceptet e zhvillimit të biznesit
Më poshtë jepen disa këshilla të ekspertëve të biznesit dhe ekonomisë që ju shërbejnë për krijimin dhe zgjerimin e një biznesi të vogël. Ai ju siguron një informacion të paçmueshëm për krijimin e mundësive dhe ju mëson se si të analizoni ambientin tuaj të biznesit për ta bërë atë të punojë në favorin tuaj.
33. Blini një biznes ekzistues
Blini një franshizë (lejë e posaçme, marrëveshje ndërmjet prodhuesit dhe një palë tjetër që i jepet e drejta e posaçme për të tregtuar mallrat apo shërbimet në fjalë me të njëjtin emër marke dhe në një territor të caktuar kundrejt një pagese). Përdorni franshizën për biznesin tuaj, identifikoni mundësitë e biznesit tuaj aktual dhe identifikoni qëllimin kryesor të biznesit tuaj.
34. Përfitoni nga tregu
Bëni që ndryshimet e tregut të punojnë në avantazhin tuaj duke mësuar se si t’i paraprini tendencave, të njihni mundësitë e rezultateve të biznesit dhe të krijoni mallrat dhe shërbimet më premtuese. Zbuloni strategji dhe ide për t’i përshtatur veprimet tuaja në mënyrë që biznesi juaj të përfitojë nga mundësitë ose sfidat që mund të shfaqen. Përfitoni nga lëvizja e tregut, kapitalizohuni në një tendencë në rritje, përfitoni nga modat e reja, mbuloni hapësirat ose mungesat e tregut; imitoni një produkt ose një ide të suksesshme; gjeni një produkt të mirë që ka dështuar; transformoni një koncept nga një industri në tjetrën, shpikni një prodhim ose shërbim të ri, krijoni një kërkesë treg, etj.
35. Ide të reja për prodhimin dhe montimin
Ky seksion ju siguron ide dhe burime të shumta për të vendosur mbi një produkt të përshtatshëm për ta prodhuar siç është, ose për të përmirësuar, ricikluar, përtëritur ose imituar. Ai gjithashtu tregon si ta paketojmë sa më mirë një produkt apo të paketojë atë me të tjerë për të qenë sa më komode dhe e leverdishme për konsumatorin, dhe si të sigurohemi që po tregtohet mirë në mënyrë që të ketë konkurrencë dhe të shitet.
36. Lokalizoni një mundësi patente
Prodhoni dhe tregtoni sipas licencës, përmirësoni një prodhim ose shërbim ekzistues, monto një produkt, ricikloni një produkt ekzistues, bëhuni një furnizues, zëvendësoni importet, etj. Merrni parasysh tregjet e mbetura dhe synoni një pjesë të vogël nga një treg i gjerë, shtoni vlerën produktivë ekzistuese dhe zëvendësoni materialët në prodhimet ekzistuese. Gjeni përdorim për materialët e mbetura dhe kombinoni përbërësit, më pas paketoni ose ç’paketoni produktet ekzistuese.
37. Bëhuni agjent ose distributor
Si një alternativë të një produkti të prodhuar nga ju, keni dhe opsionin e përqendrimit në blerje, shitje dhe tregtim të diçkaje tjetër. Lexoni disa këshilla të dobishme se si të përfshiheni në blerjen e shërbimeve dhe produkteve dhe më pas në shitjen e tyre për përfitim nganjëherë duke përfshirë shpërndarjen në import dhe eksport ose në shitjen e mallrave dhe shërbimeve për llogari të prodhuesit ose distributorit kundrejt një komisioni ose tarife. Bëhuni agjent distributor (shpërndarës) dhe tregtoni produktin e dikujt tjetër.
Disa mënyra për të përmirësuar mirëqenien tuaj
38. Mësoni një gjuhë të huaj.
Ka shumë arsye për të mësuar një gjuhë të huaj, për udhëtime jashtë vendit, punë apo thjesht për ta sfiduar veten. Bashkëpunimi me të huajt në një biznes mund të ishte shumë efikas dhe me më shumë fitin nëse do të ishte i drejtpërdrejtë. Gjuhët e huaja janë plus për ju.
9. Lexoni libra që ju nxisin drejt ekonomisë
Kjo është një mënyrë e mirë për të zhvilluar pikëpamjet ndaj botës së biznesit. Nuk mund të jetë pa efekte pozitive libri i miliarderit Donald Tramp “Si të bëhesh milioner”. Natyrisht libra të kësaj natyre dhe këshilla të ekspertëve do të ishin të dobishme për të përmirësuar financat tuaja.
40. Zgjohuni herët.
Nëse çoheni herët do të jeni më energjikë dhe më të freskët për të punuar apo sjelle ide të reja. Në fushën e biznesit padyshim që prurjet e reja janë pozitive. Çdo punë ka një kohë të caktuar në dispozicion dhe për këtë duhet të jeni të përpikt ëdhe korrektë me punën. Përdoreni këtë kohë për të ecur apo për të lexuar libra frymëzues, rishqyrtoni qëllimet tuaj dhe krijoni një vizion për jetën që doni.
41. Filloni një buxhet
Një buxhet është një plan që llogarit të ardhurat kundrejt shpenzimeve, kursimeve, investimeve dhe borxheve. Ato nuk kanë pse të jenë të ashpra dhe të komplikuara. Nëse e shihni që një investim i juaji nuk po jep rezultatet e duhura, atëherë tentoni të bëni një rebalancim dhe analizë të situatës. Mbase do t’ju vijë një ide e re, për të investuar në një fushë me më tepër fitim.
42. Rregulloni jetën tuaj
Është e lehtë të pushtoheni nga parregullsia, mendore dhe fizike. Rregulloni ambientin tuaj fizik duke pastruar veshjet apo sendet e tjera që tashmë nuk ju duhen. Shitini apo falini. Rrëmuja mendore ka të bëjë me projektet e papërfunduara, programi i ngjeshur apo njerëzit negativë që ju thajnë energjinë. Mund ta pastroni mendjen duke listuar gjithçka që ju turbullon dhe duke menduar mënyra për t’i braktisur.
43. Studioni
Studimi formal dhe informal ka me mijëra përfitime. Disa prej tyre janë: nxitja e perspektivave në karrierë, zhvillimi i aftësive dhe njohuria në subjekte të ndryshme, rritja dhe kënaqësia personale. Studimet në fushën e menaxhimit dhe financave padyshim që do forcojnë tek ju idenë e të qenit i kujdesshëm dhe të arrini me sukses synimet e caktuara në fushën e biznesit apo aktivitetit tuaj.
44. Nisni një biznes
Nëse një ditë doni të bëheni një milioner, mund të merrni parasysh si të vetëpunësoheni. Kjo do të vinte pas një analize të detajuar jo vetëm të kushteve ekonomike në të cilat ju do të operoni, por edhe pasi të keni analizuar edhe ndryshimet e ekonomisë, bursës, etj. Padyshim që rezultatet pozitive do të vijnë më shpejt nëse ju do të kërkoni ndihmën e një eksperti të fushës së ekonomisë, e veçanërisht biznesit.
45. Realizoni qëllimet
Shkruajini qëllimet që keni në të ardhmen e afërt, mesatare dhe të largët. Akti i shkruajtjes së synimeve i bën ato më të lehta për t’u realizuar. Kjo do të krijonte tek ju idenë e një synimi tek i cili duhet të ngulmoni vazhdimisht, për të arritur qëllimin e dëshiruar. Dhe kjo për të përmirësuar financat, për t’i dhënë fuqi dhe mundësi zhvillimi biznesit tuaj dhe si rezultat rritjen e mirëqenies.
46. Jini krijues në biznes
Të gjithë posedojmë potencialin për shprehje krijuese. Të sjellësh ide dhe prurje të reja në botën e biznesit është gjithmonë pozitive. Nëse biznesi që ju drejtoni do të kishte një specifikë interesante për klientët, atëherë rezultatet do të ishin më të larta. Pjesa më e madhe prej nesh besojnë se jemi krijues, por nuk dimë si ta shprehim krijimtarinë. Nuk kemi pse të pikturojmë një pikturë për të qenë krijues, por kjo tregohet edhe në rutinën e përditshme, për shembull ndërsa gatuajmë, bëjmë një prezantim në punë apo vishemi në një mënyrë krijuese.
47. Kërkoni për një rritje rroge
Nëse puna juaj nuk ju stimulon atëherë ajo do të bëhej e mërzitshme për ju dhe si rrjedhim burim stresi. Shumë njerëz ndjejnë se paguhen më pak se ajo që bëjnë. Por a kanë kërkuar ata ndonjëherë ndonjë rritje në rrogë? Nëse edhe ju përfshiheni në këtë kategori, sigurohuni që ta kërkoni në mënyrën e duhur. Sa më shumë të kërkosh, aq më i lartë do të jetë rezultati i arritur.
48. Investoni paratë tuaja
Investimi i parave është mënyra më e mirë për të përmbushur objektivat afatgjata financiare. Është shumë e lehtë të filloni të investoni, mund të filloni edhe me pak. Nëse do të investonit në rastin e duhur dhe momentin e përshtatshëm, kjo do të sillte një mirëpozicionim të biznesit tuaj në tregun e përgjithshëm. Të investosh drejt është një mënyrë e saktë për të investuar paratë në mënyrën më efikase dhe me ardhmëri të sigurt.
49. Rishqyrtoni ditën para se të flini
Jo çdo ditë, çdo pune e bërë apo çdo kontratë e nënshkruar do të ishte gjëja më e drejtë që keni bërë. Diku mund të keni gabuar dhe kjo është njerëzore. E rëndësishme është të kuptoni gabimet dhe të manovroni në mënyrën e duhur për t’i bërë ato të ndikojnë pozitivisht në biznesin tuaj, edhe duke i korrigjuar. Kjo do të jetë një mënyrë e mirë për të kuptuar nëse po e jetoni jetën në përputhje me qëllimet dhe parimet. Ky zakon është këshilluar më shumë nga Benjamin Franklin.
50. Siguroni të ardhura pasive
Të ardhurat që siguroni nga puna juaj mund të jenë të nevojshme për të mbuluar shpenzime të ndryshme të jetës së përditshme dhe shpesh herë mund të dëgjojmë ankesa për mangësira. Por përpiquni të siguroni një burim pasiv të ardhurash. Një pronë të lënë me qira. Të ardhurat pasive janë të ardhurat që nuk kërkojnë përfshirjen tuaj. Shembuj familjarë janë qiraja që vjen nga një pronë private apo nga një shpikje apo punë krijuese.
Subscribe to:
Posts (Atom)