Ka qenë një festë e bukur dhe shumë e veçantë, ajo e Françeska Jaçes, ish-banore e BB-së, që ka organizuar për ditëlindjen e saj të 19-të në club “Vanilla”, në Tiranë, aty ku ajo punon si menaxhere. Të ftuarit kanë qenë të shumtë, mes të cilëve artistë dhe ish-banorët e “Big Brother” me të cilët Françeska ka shkëmbyer eksperiencën në reality show. Festa që nisi pas orës 23:00, ishte planifikuar me qëllim në këtë orë nga Françeska, për të treguar se tashmë është e rritur dhe mund të festojë pas mesnate, e të dehet me shoqërinë. Në natën e ditëlindjes Françeska u shfaq me flokë kaçurrela, që është një nga modelimet e saj të shpeshta këto kohë. “Është hera e parë që festoj ditëlindjen dhe dua ta shënoj si një ditë të veçantë”, është shprehur ajo. Ndërkohë që u pa që në festë të vinte dhe Ermali, bashkë me
dhuratën e tij, e cila mbetet sekret, deri në momentin që ata ta zbulojnë vetë. Ajo që ka bërë përshtypje ishte një puthje në buzë që Ermali dhe Françeska shkëmbyen publikisht, ndërsa nuk e fshehën afeksionin ndaj njëri-tjetrit. Tortën e ditëlindjes e mbajti në dorë Graciano, ndërsa gjatë pirjes së shampanjës mikeshat e saj bënë një urim të veçantë me pak humor, që shkoi si një kunjë dhe ironi ndaj Ermalit: “Edhe 100 dhe mjerë kush të ka pasur të dashur dhe lum kush do të të ketë”. Ndër të ftuarit Ermali ishte ai që u largua i pari nga festa, pasi ai tashmë punon në orët e vona si menaxher i një tjetër club-i. Një javë më parë ata folën për gazetën “Panorama” për një rikthim të mundshëm mes tyre, duke e lënë të hapur opsionin se ndoshta një ditë mund të jenë prapë çift. Le të shohim nëse vërtet do ketë një rikthim te ky çift.
Lajmet e fundit, Muzike Shqip, Humor, Big Brother, Kuriozitete, Video Shqiptare, Chat Shqip, Foto, Fjalor. News in ...
Monday, December 31, 2012
Sunday, December 2, 2012
Rrëfimi i Stresit: Si i përjetova katër javët në burg, mbaj armë për siguri
Më datë 1 Nëntor u arrestove nga Policia në Tiranë, ndërsa mbaje me vete një pistoletë pa leje natën e Hallouinit. Sa pasion ke për armët, duke menduar që në klipet e tua ato nuk mungojnë, qoftë edhe në klipin e fundit “Lambo”. Armën e mbaje për hobi apo vetëmbrojtje?
Datën e 1 nëntorit e kisha marrë armën me vete thjesht për Hallouin (qesh). Por gjithsesi të them që armën e mbaj për vetëmbrojtje, jo nuk e mbaj për këtë arsye, sepse s’kam punë me njeri. Të them që e mbaj për t’u dukur, as kjo nuk është. Dua të sqaroj se njerëzit i shohin pak më ndryshe artistët, dhe në ditët e sotme çfarë nuk pret…
Avokati yt, Marash Ibraj, kërkoi zbutje të kësaj mase sigurie, pasi arma që t’u sekuestrua nuk ka pasur karikator, as fishekë, duke mos paraqitur asnjë rrezikshmëri. Ky fakt është pohuar dhe nga ti. E ndien vërtet për mburrje të kesh armë me vete në Tiranë?
Jo s’e ndiej për mburrje, përkundrazi arma është e rrezikshme kur e ke me vete. Sepse në një moment gabimi çdo gjë merr fund dhe realisht s’ia vlen…
Pas gati katër javësh qëndrimi në masën “arrest me burg”, provon sërish lirinë pas ndryshimit të masës “detyrim për paraqitje”. Si e përjetove izolimin?
Reflektim total kanë qenë ato ditë izolimi në burg për mua. Dua të them që burgu është njerëzor, pra për njerëzit është dhe kur të ndodh, të ndodh s’i shpëton dot. Gjithsesi, unë ia kalova shumë mirë. Edhe pse i mbyllur s’ke ku shkon pa u përshtatur, pra do, s’do, do përshtatesh. Me pak fjalë, ishte një mësim i mirë.
Si e ruajte kontaktin me realitetin dhe botën jashtë, çfarë të mungonte më shumë?
Në fakt, aty është një botë krejt ndryshe. Aty je në ajër, në kuptimin që ka dallim shumë me jetën e lirë. Nuk ke pranë njerëzit më të afërt, të mungon shtëpia, të mungon gjithçka, por s’ka rrugë tjetër vetëm duhet të kesh kurajë dhe të mos të mendosh për botën jashtë, por për të dalë që andej.
Në profilin tënd në fb, ti postove dhe një “klip” nga momenti i daljes nga Burgu 313. Mendon se kjo i shërben plotësimit të figurës sate prej jetës së një reperi?
Në fakt, unë kam sedër para se të jem reper, por jam reperi më real që ka Shqipëria. E them këtë pasi kam përjetuar shumë në jetën time, unë kam shumë për të dhënë në muzikë dhe historia ime do të vijë me karvanin pas. Nuk them se i shërben për mirë, por më besoni që s’ia vlen më të vazhdoj kështu. I falënderoj që më dhanë mundësinë për të dalë nga burgu, që unë të vazhdoj studimet e të jem afër fansave e familjes.
Tashmë hetimi ndaj teje do të vijojë teksa ti do të jesh në gjendje të lirë. Do të të kufizojë ky detyrim ligjor për të vazhduar jetën tënde artistike normalisht?
Jo s’besoj. Unë do të vazhdoj me muzikën pasi jam në krye, dhe s’do të ndaloj asnjëherë. Unë sapo jam futur në rep dhe ky është vetëm fillimi.
Në çfarë rasti do e përdorje armën që mund të kishe me vete, pra në cilin rast mund të bëheshe i rrezikshëm?
Nëse më prekej familja, vetëm në këtë rast.
Po për sa u përket vajzave, ato pas ndodhive të tilla të afrohen më shumë apo të largohen?
Më duan siç jam, pra një djalë i thjeshtë. Përkundrazi kësaj herë s’kisha faj, pasi isha në evenimentin tim. Njerëzit e dinë të vërtetën e asaj që ndodhi.
Tashmë që je i lirë, cilat janë planet e tua për muzikë. Çfarë klipi ke ndërmend të nxjerrësh, me çfarë fabule apo historie?
Kam albumin tim më të ri që po e përgatis me “Threedots production”. Jam duke punuar për pesë klipet e reja që do të nxjerr bashkë me albumin. Kam shumë projekte në muzikë, “hiroshima” po vjen…
Duke e parë nga jashtë, jeta jote duket paksa problematike, me aventura dhe ndoshta rrezik. Mund të na e përshkruash ti jetën që bën, atë çfarë ti ndien?
Unë jam djalë i llastuar në familje dhe kjo ka ndikuar pa diskutim tek unë. Kam përfituar nga ky fakt dhe e kuptoj, por gjithsesi dua të them se jetën e bëj normalisht.
Në marrëdhënie me të tjerët je më shumë egoist, apo altruist?
Do të përgjigjem në këtë mënyrë. Dashuri mendoj se kam më shumë për të tjerët sesa për veten. Ka shumë domethënie besoj, apo jo?
Tani që gjykimi do të vazhdojë në gjendje të lirë, çfarë pret nga Drejtësia?
Pres atë që meritoj, Drejtësia e ka në dorë.
Sunday, November 25, 2012
Rihana e irrituar me Rita Orën: Po më kopjon
Rihana është mjaft e zëmëruar me Rita Orën. Kështu shkruan sot tabloidi britanik The Sun, duke iu referuar burimeve të afërta me këngëtaren nga Barbados.
Nëse në fillimet e saj, Rihana e pëlqente shqiptaren, Rita Ora, edhe pse ajo, sipas saj përpiqej ta kopjonte, tanimë ajo është e irrituar nga fakti që Rita Ora po ndjek gjurmët e saj.“Rihana është zemëruar kur pa fustanin e Rita Orës në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve Video Music Awards (VMA), një fustan u kuq që ngjante me atë që Rihana kishte veshur në vitin 2010.”-citon burimin The Sun.
Me tej, thuhet se ajo është mërzitur edhe më shumë kur Rita Ora u shfaq ne performancën e saj ne VMA, me një çadër në skenë.
Është koha që Jay Z të ndërhyjë, ose dueli Rihana –Rita Ora sapo ka nisur!
Saturday, November 24, 2012
Sinani investon miliona për rikthimin me Seldin
Për të ftuar fansat në këto koncerte Sinani dhe Seldi kanë përgatitur një video në Chikago, ndërsa shfaqen të veshur të dy njësoj, me këmisha të bardha dhe kostume të zinj, stili më i ri me të cilin janë shfaqur në klipet e tyre të fundit. Ata prezantohen si një çift, ndërsa pohojnë se rikthehen në duet në këto koncerte madhështore për shqiptarët e Amerikës, në këtë 100- vjetor të Pavarësisë. Spotin ata e kanë titulluar Sinan Hoxha ft. Seldi Qalliu in USA Tour, në të cilin shfaqen shumë të lumtur. Për realizimin e klipit të ri thuhet se Sinani ka shpenzuar dyfishin e parave për klipet e mëparshme.
Sunday, February 26, 2012
Thashetheme per mardhenien Franceska-Ermal
Konkurentët kanë filluar që të komentojnë mardhënien midis Ermalit dhe Françeskës. Të dy kanë pasur krevatët pranë njëri-tjetrit dhe konkurentët e kanë komentuar këtë si një sjellje jo të hijshme të vajzës, por edhe të Ermalit. Ata thonë se Françeska ka hyrë në BB dhe po mundohet që të krijojë strategji nëpërmjet afrimit të saj me Ermalin.
Gjatë kohës që flasin në dhomën e gjumit për debatet që u krijuan gjatë lojës, Arjola fillon që ta ngacmojë Ermalin edhe për afrimitetin e këtij të fundit me Françeskës. Ermali i thotë Arjolës se kjo nuk është e vërtetë dhe shprehet “hajde ikim andej se do mendojnë edhe për ne që po futen nëpër cepa” dhe me këtë arsye largohen nga dhoma e gjumit.
Për të njëjtën arsye ka lindur një debat në oborr midis Françeskës dhe Elvisit. Françeska u thotë konkurentëve të tjerë se ata po e gjykojnë pa arsye dhe vetëm pse ata fjetën pranë njëri-tjetrit. “Jam penduar që nuk fjeta me të” thotë Françeska dhe më pas i thotë Elvisit se ai nuk ka shance të flejë pranë saj. Elvisi thotë se kjo gjë nuk për të ndodhur sepse as ai nuk e do një gjë të tillë.
Konkurentët thonë se Françeska po e përdor këtë për strategji. Françeska thotë se ata nuk kanë asnjë të drejtë që ta gjykojnë, sepse të gjithë kanë të drejtën të sillen si të duan dhe se asnjë prej tyre nuk mundet që ta ndalojë atë të sillet në një mënyrë apo në një tjetër.
Françeska largohet dhe Elvisi e diskuton këtë gjë me Gracianon. Kështu për një kohë të gjatë zhvillohen thashetheme për Françeskën , konkurenten më të re të shtëpisë së Big Brother 5.
Gjatë kohës që flasin në dhomën e gjumit për debatet që u krijuan gjatë lojës, Arjola fillon që ta ngacmojë Ermalin edhe për afrimitetin e këtij të fundit me Françeskës. Ermali i thotë Arjolës se kjo nuk është e vërtetë dhe shprehet “hajde ikim andej se do mendojnë edhe për ne që po futen nëpër cepa” dhe me këtë arsye largohen nga dhoma e gjumit.
Për të njëjtën arsye ka lindur një debat në oborr midis Françeskës dhe Elvisit. Françeska u thotë konkurentëve të tjerë se ata po e gjykojnë pa arsye dhe vetëm pse ata fjetën pranë njëri-tjetrit. “Jam penduar që nuk fjeta me të” thotë Françeska dhe më pas i thotë Elvisit se ai nuk ka shance të flejë pranë saj. Elvisi thotë se kjo gjë nuk për të ndodhur sepse as ai nuk e do një gjë të tillë.
Konkurentët thonë se Françeska po e përdor këtë për strategji. Françeska thotë se ata nuk kanë asnjë të drejtë që ta gjykojnë, sepse të gjithë kanë të drejtën të sillen si të duan dhe se asnjë prej tyre nuk mundet që ta ndalojë atë të sillet në një mënyrë apo në një tjetër.
Françeska largohet dhe Elvisi e diskuton këtë gjë me Gracianon. Kështu për një kohë të gjatë zhvillohen thashetheme për Françeskën , konkurenten më të re të shtëpisë së Big Brother 5.
Subscribe to:
Posts (Atom)