Tuesday, March 22, 2011

Ja kush e ka ma të “madh” në botë


size 300x218 Ja kush e ka ma të madh në botëShqiptaret u’a kalojnë maqedonasve
Kush e ka penisin më të gjatë në botë? Këtë pyetje e bëjnë të gjithë. Faqja e internetit Target Map (targetmap.com), ka publikuar hartën e botës sipas gjatësisë së penisëve, transmeton Temaonline. Interesant është fakti se gjatësia mesatare varion nga 17.93 centimetër deri në 9.66 centimetër.
Meshkujt në Kongo e kanë më të gjatë: mesatarisht 17.93 centimetër. Më pas vijnë ganezët me 17.31 dhe venezuelianët me 17.03.
Shqiptarët e kanë mesatarisht 14.73 centimetra, dhe futen tek vendet me penis mesatar. Maqedonia e ka 13.98, Serbia bashkë me Kosovën 14.87 dhe Greqia po aq sa ne, 14.73.
Në Azi ndodhen meshkujt me penisin më të vogël. Indianët e kanë 10.24 centimetër, kinezët 10.89 dhe koreanët e jugut 9.66 centimetër.

Saturday, March 19, 2011

Mirjeta bëri gjoksin me silikon para se të futej në “Big Brother”


Kemi parë që kanë vënë flokë, thonj dhe plot ndryshime të tjera për të qenë sa më të hijshme para kamerave të cilat do t’i fokusonin non stop. Vajzat pjesëmarrëse në “Big Brother” në përgjithësi kanë qenë të bukura dhe kanë influencuar jo pak falë pamjes së tyre për simpatitë dhe antipatitë që kemi krijuar për to. Por Mirjeta ka menduar diçka tjetër, ajo ka bërë gjoksin me silikon.
Po të vini re me vëmendje fotot e saj verën e kaluar, ajo e ka gjoksin pothuajse të sheshtë, ndërkohë që tani që kemi mundësi ta shohim edhe me rroba banjo, në vend të atij gjoksi të vockël, shohim dy topa të bëshëm që për hir të së vërtetës ia shtojnë akoma më shumë sensualitetin. Njëherë Shkëlqimi e pat pyetur nëse e kishte gjoksin të bërë dhe Mirjeta e kundërshtoi, madje i tha të pyesë Marjelin nëse nuk e besonte duke nënkuptuar se ai ia kishte ekzaminuar më mirë. Po nëse Mirjeli nuk merr vesh fare nga kjo punë, a nuk do ishte më mirë të gjendej një dorë eksperte që të na e shuante njëherë e mirë këtë dilemë

Monday, March 14, 2011

Ismail Zeli, talenti që besohet se do të kushtojë 100 milionë sterlina



17-vjeçari shqiptar i Volverhempton cilësohet si “djaloshi i mrekullive”
Një talent shqiptar po çmend Anglinë. Bëhet fjalë për Ismail Zelin, i cili aktivizohet me ekipin rezervë të Volverhemptonit, klubi që militon në Premier League. Ai është 17 vjeç dhe në mesin e dhjetorit 2010 firmosi kontratën e parë si profesionist, e cila do ta mbajë të lidhur me “ujqërit” deri në vitin 2013. Vetëm 18 muaj më parë, specialistët e futbollit britanik ishin shprehur të bindur se djaloshi i lindur në Shishtavec të Kukësit do të bëhet futbollisti i parë në botë që do të kushtojë 100 milionë sterlina (rreth 120 milionë euro), duke vendosur një primar në transferimet e lojtarëve. Në atë periudhë, kur ishte vetëm 15-vjeçar, mesfushori i krahut të djathtë stërvitej në Akademinë e Volvers, ku njihej ndryshe si “djaloshi i mrekullive” dhe kishte tërhequr vëmendjen e Çelsit dhe Mançester Sitit. Dy klubet gjigante ishin të gatshme të paguanin 2.5 milionë sterlina për ta blerë Zelin: nëse operacioni do të ishte kryer, do të bëhej fjalë transferimin rekord për sportistë kaq të rinj në moshë. Familja Zeli emigroi në Angli kur Ismaili ishte vetëm 2 vjeç, ndërsa 7 vjet më parë kualiteti i tij u evidentua nga një zbulues talentesh i klubit të Volverhemptonit kur po luante në shkollë. Edhe pse ishte në moshë fare të vogël, ai spikaste mbi të tjerët, ndërsa kur ishte 14 vjeç shkëlqeu në turneun veror “Milk cup”, ku u vlerësua me çmimin “Lojtari më i Mirë”. Në Angli janë të bindur se në harkun e 5 vjetëve Zeli do të jetë një prej yjeve të rinj të përfaqësueses së “Tre Luanëve”, por kjo vetëm nëse më para ai nuk do të zgjedhë të luajë për Shqipërinë. Aktivizimi i Ismail Zelit me Kombëtaren angleze U-17 pritet të mos jetë problem, duke qenë se talenti zotëronte pasaportë shqiptare përpara se të zbriste në fushë me përfaqësuesen ishullore. Tani topi është në anën e FSHF-së, që duhet të bindë yllin e ardhshëm të futbollit anglez të vishet kuqezi.